"Red Bull tė jep... infarkt"
Sipas rezultateve tė njė hulumtimi nga Qendra Kardiovaskulare e spitalit mbretėror tė Adelaides tė Australisė, vetėm njė kanaēe me pijen e famshme energjetike, Red Bull, mund ta rrit rrezikun pėr sulm nė zemėr, madje edhe te tė rinjtė dhe te personat e shėndoshė.
Red Bull, që është i pasur me kafeinë, është mjaft i popullarizuar te studentët, sportistët, personat që punojnë natën etj., pasi që mbulon lodhjen dhe aktivizon organizmin. Mirëpo në të njëjtën kohë kjo pije e bën gjakun të ngjizshëm që është parakusht për zhvillimin e problemeve kardiovaskulare, siç është infarkti.
Një orë pas pirjes së Red Bullit sistemi kardiovaskular nuk është normal. Vepron ngjashëm sikurse sistemi i zemrës dhe enëve të gjakut te personat me sëmundje kardiovaskulare.
Kështu, në rast se Red Bulli kombinohet me stresin dhe shtypjen e lartë të gjakut mund të jetë vdekjeprurës, pasi që pengon funksionimin normal të enëve të gjakut duke rritur rrezikun për koagulimin e gjakut.