E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Po i humbim 400 milionė euro
Po i humbim 400 milionė euro
Po i humbim 400 milionė euro
Sipas gazetes "Express", ekspertėt ligjorė tė Kombeve tė Bashkuara kanė ardhur nė pėrfundim se rreth 80 pėr qind e 400 milionė eurove tė grumbulluara nga shitja e ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, do t’u takojnė kompanive serbe. Mundėsinė e njė skenari tė tillė e pranojnė edhe disa ekspertė vendorė.

Nëse Qeveria ka bërë plane se ku do t’i shpenzojë mjetet e grumbulluara nga Fondit i shitjes së ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, nuk do të bënte keq që t’i rishikonte edhe një herë mundësitë reale për t’i futur në dorë 400 milionë eurot e grumbulluara deri më tash.

Ekspertët ligjorë të AKM-së dhe ata të Kombeve të Bashkuara, ka mësuar gazeta, kanë konstatuar se rreth 80 për qind e 400 milionëve do të mund t’u takojnë atyre kompanive që kanë bërë ankesa rreth pronësisë së ndërmarrjeve tona shoqërore. Pjesa dërrmuese e kompanive që kanë pretendime në pronësinë e këtyre ndërmarrjeve, janë të Serbisë.

Sipas këtyre ekspertëve ligjorë, ekziston një moçal me ankesa në drejtim të UNMIK-ut dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga firmat dhe shteti i Serbisë.
“Firmat e Serbisë kanë sjellë një moçal me ankesa. Shumica e tyre kanë bazë juridike”, tregon burimi ndërkombëtar i gazetës, duke cituar ekspertët ligjorë.

Kosovarëve duket se kjo punë nuk u ka rënë në vesh ende për shkak se të gjitha qeveritë kanë llogaritur në këtë fond. Ekzistojnë edhe shumë projekte kapitale në këtë qeveri, të cilat syrin e kanë vetëm te ky fond.

Për këtë edhe ish-lideri i ORA-s, Veton Surroi dhe shumë politikanë të tjerë patën bërë bukur shumë plane, duke menduar në këtë fond. Ekspertë dhe drejtues të institucioneve vazhdojnë ende të planifikojnë projekte të mëdha kapitale, duke shfrytëzuar Fondin e privatizimit.

Eksperti ligjor, Robert Muharremi shpjegoi se koncepti ligjor është i modeluar në këtë mënyrë nga UNMIK-u që një shumë e madhe e parave të privatizimit t`u shkojë këtyre firmave, të cilat pretendojnë se janë të tyret. Edhe Muharremi beson se këto para do t`i marrin firmat e Serbisë në saje të titullarëve, por ai shpreson se Qeveria do të ketë përfaqësues të zotë rreth kësaj çështjeje, të cilët do të ballafaqoheshin me këto fakte dhe do ta argumentonin të kundërtën.

“Ndërmarrjet kur shiten, duhet që secilit që është kreditor në ato ndërmarrje, t`i kompensohet ajo pjesë dhe në këtë rast, firmat mund të marrin një pjesë të madhe të fondit nëse ne nuk paraqesim dëshmi që e kundërshton këtë”, tha Muharremi. Ai tha se Qeveria është dashur ta dijë këtë dhe të tregojë të vërtetën se si është problemi dhe jo ta fshehë atë.

Ndërmarrjeve të privatizuara u regjistrohen të gjitha asetet në mënyrë të veçantë dhe kjo ka krijuar gjithashtu probleme për të cilat në një ndërmarrje kanë dalë shumë aksionarë me asete të ndryshme brenda saj.

Edhe ekonomisti Shpend Ahmeti tha se kjo punë është rregulluar qysh nga fillimi prej UNMIK-ut. Sipas tij, një pjesë e madhe e këtij fondi do t`i shkojë Serbisë dhe firmave të saj. Ai tregoi se gjatë procesit të privatizimit të një ndërmarrjeje, çdokush mund të bëjë ankesë dhe të paraqesë fakte.

E këtë, tregon ai, e kanë shfrytëzuar maksimalisht firmat e Serbisë. Ahmeti mendon se në rast të mosdhënies së këtyre kompensimeve, Serbia edhe mund ta padisë Kosovën.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit prej fillimit të procesit të privatizimit ka kaluar nëpër mbi 30 valë të shitjes, gjatë të cilave ka tenderuar afër 310 ndërmarrje dhe ka nënshkruar mbi 500 kontrata. Para disa ditësh, vetë ministri Ahmet Shala tha se 380 milionë euro ndodhen në Fondin e Mirëbesimit, prej të cilave 20 për qind e tyre shkojnë te punëtorët, ndërsa të tjerat do të planifikohen tjetërkah.

Ai tha se rezultatet e hulumtimit tregojnë se në 2 vitet e fundit, totali i punëve të reja të qëndrueshme të krijuara është rritur në 23 për qind, ndërsa investimet janë mbi 45 milionë euro. /Gazeta Express/



Publikuar: 18.08.2008 04:45:44
Lexuar: 77 herė
Fjalėt kyēe: Humbim, shitja, ndermarjeve,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Banka britanike Banka britanike "Barklis" blen aktiva tė "Leman Braders"
Maqedonia paralajmėroi 4 miliardė euro investime nė infrastrukturė Maqedonia paralajmėroi 4 miliardė euro investime nė infrastrukturė
Brukseli i gjykon ilegale ndihmat e shtetit italian pėr Alitalia-n Brukseli i gjykon ilegale ndihmat e shtetit italian pėr Alitalia-n
ASHAM-i do ta pėrgatitė strategjinė energjetike ASHAM-i do ta pėrgatitė strategjinė energjetike
Rusia do ta ndėrpresė furnizimin e Evropės me naftė Rusia do ta ndėrpresė furnizimin e Evropės me naftė
APEK-u, kriza financiare deri nė mesin e 2010-tės APEK-u, kriza financiare deri nė mesin e 2010-tės
Defiēit rekord nė buxhetin amerikan Defiēit rekord nė buxhetin amerikan
Nėnshkruhet projekti prej 200 milion euro pėr aeroportet Nėnshkruhet projekti prej 200 milion euro pėr aeroportet
ProCredit Banka dhe Euroimpex me oferta tė reja ProCredit Banka dhe Euroimpex me oferta tė reja
EVN ndėrpret rrymėn pėr tė gjithė ata qė nuk e paguajnė EVN ndėrpret rrymėn pėr tė gjithė ata qė nuk e paguajnė
Google Yahoo MSN