Sipas Corriere dello Sport, Ricardo Quaresma do tė jetė lojtar i Interit deri nė fund tė afatit kalimtar veror mė 31 gusht.
Zikaltrit kanë qenë në bisedime për transferimin e mesfushorit të krahut gjatë gjithë afatit kalimtar, ndërsa deri më tani nuk kanë pasur sukses për shkak të çmimit të lartë të cilin e kërkon Porto.
Është spekuluar se Porto kërkon 40 milionë euro për 25-vjeçarin, ndërkohë që Corriere dello Sport njofton se Interi ka kthyer interesimin për portugezin pasi që skuadra aktuale e tij i ka përgjysmuar kërkesat dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet para 31 gushtit.