E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Shkencėtarėt besimtarė dhe tezat e tyre pėr Krijimin e Botės
Shkencėtarėt besimtarė dhe tezat e tyre pėr Krijimin e Botės
Shkencėtarėt besimtarė dhe tezat e tyre pėr Krijimin e Botės
“Shkencėtarėt nuk besojnė. Shkenca nuk e pranon fenė”. Kjo ėshtė njė thashethemnajė me tė cilėn na bie tė takohemi jo rrallė. Por, a ėshtė e vėrtetė, qė shkencėtarėt janė ateistė dhe se mendimi shkencor tė largon nga besimi?

Faktet e sjella më poshtë dëshmojnë se besimi nuk është karakteristikë e njerëzve të sipërfaqshëm e që nuk njohin thelbin e sendeve, që nuk thellohen tek fenomenet. Emrat e dijetarëve më të mëdhenj që kanë bërë historinë e teorive më të mëdha në lëmenjtë e shkencës, pa llogaritur dyzinën e studiuesve e hulumtuesve që kanë jetuar në të gjitha kohët, natyrisht pa mohuar faktin se të tjerë emra të mëdhenj kanë qenë ateistë, së paku të bën të mendosh se rrugët e besimit dhe të shpikjeve nuk janë të ndara. Ndoshta besimi, më tepër se çështje inteligjence, duhet parë si një prirje e brendshme e gjithësecilit…Edhe teologjia në vetvete është filozofi, pra, një lloj shkence dhe krahas të gjitha disiplinave synon t i japër përgjigje “pse”-ve të mëdha. Por këtu nuk bëhet fjalë aspak për teologji, por për teori të mirëfillta shkencore me autorë besimtarë.
Frensis Bekon (1561-1626)
“Shkenca, kundër supersticionit”
Bekon, shkencëtar me reputacion dhe një nga themeluesit e metodës shkencore, njihet të ketë qenë një besimtar i devotshëm. Ai tha në Novum Organum se filozofia natyrale (shkenca) është “pas fjalës së Zotit, shërimi më i sigurt kundër supersticioneve dhe mbështetësja më e aprovuar e fesë.”
Galileo Galilei (1564-1642)
“Zoti, autori i gjithë të vërtetave”
Galileo Galilei është personi i parë që ka përdorur teleskopin për të vëzhguar qiellin. Galilei pranonte se Toka është e rrumbullakët dhe ishte i pari që dalloi rajonet e errëta, krateret dhe kodrat e Hënës. Galilei, i famshëm për kontributet e tij të mëdha që i dha shkencës, besonte se shqisat, aftësia për të folur dhe inteligjenca u ishin dhuruar njerëzve nga Zoti dhe se ato duhet të përdoren në mënyrën më të mirë. Ai pohonte se ishte mjaft e dukshme që Natyra ishte modeluar nga Zoti. Ai tha se natyra ishte thjesht një libër tjetër i shkruar nga Zoti dhe se të vërtetat e shkencës dhe të vërtetat e fesë nuk mund të sprapsin njëra-tjetrën meqë Zoti është autori i të gjithë të vërtetave. 86)
Johan Baptista fon Helmont (1579-1644)
Themelues i kimisë pneumatike dhe i fiziologjisë kimike, Helmont shpiku termometrin dhe barometrin. Uolltër Peixhëls, i cili shkroi një libër mbi aspektet fetare të shkencës së fon Helmontit, tha se ai në kërkimet e tij frymëzohej nga besimi i tij fetar. 90)
Bleiz Paskal (1623-1662)
Duke kontribuar me inovacion të madh në gjeometrinë e kohës së Grekëve të Lashtë, Paskal ishte një shkencëtar i dalluar i cili bëri zbulime të rëndësishme që në moshë të re. Përveç ndihmesës së tij në matematikë, Paskal ishte gjithashtu përgjegjës për zbulime kolosale në fizikë. Ai bëri shumë studime në mekanikën atmosferike dhe të lëngjeve dhe provoi se presioni atmosferik ndryshon sipas lartësisë.
Një figurë e shquar në historinë e shkencës, Paskal ishte gjithashtu një njeri shumë shpritëror. Ai iu referua fuqisë së përjetshme të Zotit kur tha se Zoti është Krijuesi i çdo gjëje, që nga matematika e deri te rregulli i elementëve.
Robert Bojll (1627-1691)
Njeriu që zbuloi hapësirat boshe mes thërrmijave
I vlerësuar si babai i kimisë moderne, Bojlli bëri shumë zbulime shkencore revolucionare. Ai përcaktoi lidhjet mes ndryshimeve të presionit të ushtruar ndaj ajrit dhe vëllimit që ajri zë, i cili njihet sot si “Ligji i Bojllit për gazet”. Shpikjet e tjera të tij përfshijnë një lloj letre lakmuesi dhe një frigorifer të thjeshtë. Ai demonstroi se uji bymehet kur ai ngrin. Përkufizimi i sotëm i “elementit” u dha prej tij. Gjithashtu ai kontribuoi dhe në teorinë e atomizmit ku diskutonte se nëse ajri ngjeshet duhet të ketë hapsira boshe mes thërrmijave të tij. Ndërsa ishte përgjegjës për zbulime kaq të mëdha shkencore, Bojlli ishte një besimtar mjaft i devotshëm. Ai besonte se ka një modelim inteligjent në natyrë që është krijuar nga një Krijues të Githëfuqishëm. Bojll shpjegonte në leksionet dhe shkrimet e tij se shkenca dhe besimi në Zot duhet të qëndrojnë krah për krah. Në një leksion të mbajtur, ai tha: “Kujto t i japësh lavdi atij që ishte autori i natyrës… Përdor dijen për t i bërë mirë njerëzimit.” Në një vend tjetër ai komentonte se përsosmëria e gjallesave tregon haptazi ekzistencën e Zotit: Projektimi i përkryer i këtij sistemi të madh të botës dhe sidomos struktura kurioze e trupave të kafshëve dhe përdorimet e tyre të shqisave dhe pjesëve të tjera, kanë qenë motivet madhore që kanë nxitur filozofët e çdo kohe dhe kombi të pranojnë një Hyjni si autor i këtyre strukturave të mrekullueshme.
Antoni fon Lojvenhëk (1632-1723)
Zbuluesi i baktereve
Ishte Lojvenhëk ai që zbuloi bakteret. Lojvenhëk mësoi të mprehë lentet e veta zmadhuese për të ekzaminuar indet. I tërhequr nga ajo që shikonte, ai filloi të prodhonte zmadhues të tjerë – dhe u bë kështu njeriu i parë që pa dhe përshkoi bakteret me anë të një mikroskopi. Qëllimi i tij për të hedhur poshtë idenë e gjenerimit spontan, pa një Krijues, e çoi drejt kryerjes së studimeve të rëndësishme shkencore. Për këtë arsye ai studioi sistemet ushqyese të bimëve dhe kafshëve, ekzaminoi spematozoidët, transportimin e lëndëve ushqyese tek bimët dhe strukturat dhe funksionet e pjesëvet të ndryshme të bimëve. Objekt tjetër i vëzhgimeve të tij u bënë qelizat e gjakut. Ishte i pari që studioi kapilarët dhe që pa qelizat e gjakut të kalojnë në to. Përpara Lojvenhëk asnjë nuk kishte kuptuar se muskujt përbëhen nga fijet.

Roxher Bekon (1220-1292), I mbiquajtur “Doktori i Mrekullive” që parashikoi makinat e avionët
Bekon: Shkenca, mjeti më i mirë për t i bërë njerëzit të besojnë

Njeriu që parashikoi teknologjinë e së ardhmes
I quajtur “Doktori i Mrekullive” nga bashkëkohësit e tij, Roxher Bekon ishte një shkencëtar dhe teolog britanik i cili la gjurmë të thella në metodën eksperimentale dhe i dha fund shumë zakoneve arkaike të praktikuara në shkencën e asaj kohe. Bekon parashikoi një numër shpikjesh teknologjike, që do të vinin qindra vjet më vonë dhe ishte vështirë të imagjinoheshin në atë kohë. Anije, trena, makina, aeroplanë dhe ura lëvizëse janë disa këto nga të rejat që ai përmendi në shekullin e 13-të. Në një letër drejtuar një mikut të tij, Bekon shkroi: Së pari, mund të ketë mjete lundrimi pa pasur nevojë të voziten nga njeriu, si dhe anije të mëdha që çajnë detet me vetëm një njeri në drejtim dhe që do lundrojnë larg më shpejt se po të ishin plot me njerëz; gjithashtu edhe karroca që do lëvizin me forcë të papërshkrueshme pa pasur ndonjë që t i drejtojë. Duke besuar se drita u krijua nga Zoti për t i mundësuar njerëve shikimin, Bekon bëri vëzhgime në këtë fushë. Ai përcaktoi karakterisikën zmadhuese të lenteve optike dhe vendpërdorimet e tyre. Ai ishte i pari që tha se drita e emetuar nga yjet nuk e arrin Tokën në të njëjtën kohë. Së fundmi, Bekon pranoi se Toka nuk ishte e sheshtë por rrumbullake gati 200 vjet përpara Kristofor Kolombit dhe se India mund të arrihej duke udhëtuar në perëndim të Europës. Duke besuar se përfundimet në të cilat arriti nga vëzhgimet e tij ishin të dobishme për njerëzit që besonin, Bekon tha: Kjo shkencë, që kujdeset për mirëqënien e besimtarëve, është e vlefshme, siç e pamë në dijet e saj të veçanta të së ardhmes, tashmes dhe të shkuarës”. Bekon, si shkencëtar, pohoi se shkenca nuk kundërshtonte fenë, por madje mund të shërbente si një mjet i rëndësishëm për të bindur mosbesimtarët. Ai tha se “kjo shkencë është avantazhi më i madh në nxitjen e njerëzve në pranimin e fesë”

Johan Kepler (1571-1630)
“Ne astronomët jemi priftërinjtë e Zotit”
“Meqë ne, astronomët jemi priftërinj të Zotit të Lartësuar në lidhje me librin e natyrës, na përket ne të jemi mendimplotë, jo të lavdisë së mendjeve tona, por në të vërtetë mbi të gjitha të lavdisë së Zotit”. Kepleri, themeluesi i astronomisë moderne, zbuloi lëvizjen eliptike të planeteve, përcaktoi një formulë që lidh periodën orbitale të planetit në lidhje me distancën e tij mesatare nga dielli, dhe kompletoi tabelat astronomike që lejonin llogaritjet e pozicioneve planetare në çdo kohë, në të shkuarën ose në të ardhmen.
Si shkencëtar, Kepleri gjithashtu besonte se universi ishte krijuar nga një Krijues. Kur u pyet pse ai praktikonte shkencën, tha: “Kisha ndërmend të bëhesha teolog, por tani nga endjet e mia shoh se si Zoti madhërohet në astronomi, pasi qiejt deklarojnë madhështinë e Zotit ”
Jeta e Keplerit, i cili besonte se lavdia e Zotit manifestohej në çdo gjë që Ai kishte krijuar, është një shembull se sa i suksesshëm dhe mendjegjerë mund të jetë një shkencëtar që pranon se ka një arsye hyjnore në natyrë. “Kush i çoi arinjtë e bardhë dhe ujqit e bardhë në zonat me dëborë të veriut; po ushqimin për arinjtë, balenat, ujqërit?” pyeti Kepleri dhe pastaj u përgjigj po vetë: “I Madh është Zoti ynë dhe e madhe është mirësia e Tij dhe nga urtësia e Tij nuk ka kufi: adhurojeni”

Xhon Rei (1627-1705)
Shkenca dhe Feja takohen në shumë rrugë
Botanisti britanik me reputacion Xhon Rei ishte besimtar. Ai ndjente se, nëse njeriu është sjellë mbi tokë për t i pasqyruar Zotit lavdinë e të gjithë veprave të Tij, atëherë ai duhet të vërente çdo gjë, që Ai krijoi. Në rininë e tij, i nxitur nga kjo pikëpamje, Rei u mobilizua në kërkimin shkencor. Ai gëzonte autoritetin më të lartë si në botanikë edhe në zoologji. Shkroi një libër të mirëpritur: “Urtësia e Zotit në Krijim”. Në këtë libër, ku Rei prezantoi mijëra bimë, insekte, zogj, lloje peshqish, etj, ai raportoi se natyra zbulon ekzistencën e një Krijuesi. Veprat krijuese të Zotit, tha ai, ishin “vepra të krijuara nga Zoti në fillim dhe të ruajtura po prej Tij deri në këtë ditë, në të njëjtat gjëndje dhe kushte siç ishin krijuar në fillim. Rei, i cili i dha një kontribut të konsiderueshëm botanikës, gjithmonë theksonte se shkenca dhe feja takohen në shumë rrugë. Qëndrimi i tij kuptohet më mirë nga fjalët e tij: “Nuk ka punë më të vlefshme dhe të kënaqshme për një njeri të lirë, sesa të shohë veprat e bukura të natyrës dhe të nderojë urtësinë dhe mirësinë e pafund të Zotit.”


Publikuar: 18.08.2008 06:21:47
Lexuar: 196 herė
Fjalėt kyēe: Shkencėtarėt, besimtarė, tezat, krijimin, Botės,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit
Ngritja e Flamurit kombėtar nė Vlorė nga Ismail (Bej) Qemali, mė 28 Nėntor 1912 Ngritja e Flamurit kombėtar nė Vlorė nga Ismail (Bej) Qemali, mė 28 Nėntor 1912
20 shkurti me sytė e njė 20 shkurti me sytė e njė "tė vrari"
30 vjet burg per nje enderr 30 vjet burg per nje enderr
Aeroporti i Aeroporti i "Kronikės nė Gur" rikthehet nė jetė
Koka e Aliut do tė vijė nė Shqipėri Koka e Aliut do tė vijė nė Shqipėri
“Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn” “Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn”
Rekordet botėrore nė luftė e nė paqe Rekordet botėrore nė luftė e nė paqe
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"RUDAJ", banda shqiptare qė “luan” me bastet
Google Yahoo MSN