Principata e vockėl dhe e famshme e Lihtenshtejnit nė Alpe, njoftoi se fundmi se ka plane pėr tė ashpėrsuar rregullat bankare dhe pėr tė hequr dorė nga statusi i parajsės fiskale, duke e bėrė mė tė vėshtirė pėr tė pasurit e huaj, qė deri mė sot kanė parapėlqyer tė fshehin paratė nė bankat e saj.
Princi Alois, i cili sundon vendin me 34 mijë banorë, pritet të shpallë planet për rritjen e transparencës të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare së shpejti.
Shumë nga të pasurit e Europës arrijnë të shmangin pagesën e taksave në vendet e tyre duke transferuar paratë në Lihtenshtejn, ku autoritetet fiskale të vendeve të tjera nuk mund të kryejnë hetime për evazion fiskal. Kjo gjë pritet të ndryshojë.
Tashmë është koha e duhur për të hequr dorë nga sekreti bankar, - deklaroi Otmar Hasler, kryeministri i principatës. Gjithsesi, këto masa nuk do të prekin ata që kanë fshehur më parë pasuritë e tyre në Lihtenshtejn.
Plani i qeverisë parashikon një periudhë të ndërmjetme para zbatimit të ligjit, ku të gjithë klientët e bankave do të njoftohen paraprakisht dhe do të kenë mundësi të transferojnë paratë e veta para hyrjes në fuqi të ligjit.
Lihtenshtejni ka zemëruar shumë autoritetet gjermane, të cilat kanë zbuluar mijëra gjermanë të pasur me llogari bankare në principatë. Disa të dhëna që qenë vjedhur nga një ish-punonjës banke, iu dorëzuan autoriteteve në Berlin e në vende të tjera.
Të dhënat treguan një listë shumë më të gjatë njerëzish me pasuri të fshehur në Lihtenshtejn nga sa imagjinohej më parë.