E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Gjėrat qė meshkujt dallojnė me shikim tė parė
Gjėrat qė meshkujt dallojnė me shikim tė parė
Gjėrat qė meshkujt dallojnė me shikim tė parė
Qė nga krehja e flokėve, lloji i kėpucėve, deri tek tė brendshmet, janė disa gjėra qė funksionojnė (dhe disa jo), nė takimin e parė. Duke u parė nė pasqyrė para njė takimi tė rėndėsishėm, nuk mund tė mungojė qoftė dhe vetėm njė herė pyetja: A dukem joshėse?

A i kam të gjitha siç duhet? Nëse do të takoja njeriun e duhur, a do të kisha shanset për t’i fituar zemrën? Dihet që karakteri, simpatia, inteligjenca, etj, janë padyshim faktorë të rëndësishëm për të nisur një lidhje, por ajo që ka rëndësi në takimin e parë, është më tepër paraqitja fizike. Për të hequr dyshimet dhe për të thjeshtuar zgjedhjet tuaja, mund të përqendroheni në këto pika, që meshkuj i dallojnë që me shikimin e parë.

Të brendshmet

stil
stil


Lind pyetja: Çfarë rëndësie mund të ketë zgjedhja e të brendshmeve, që nuk shikohet? Por në rast se femra do të vesh të brendshme joshëse, ajo do të ndihet automatikisht edhe shumë më sensuale. Nuk ka rëndësi pra, nëse të brendshmet duken apo jo, nëse ato janë të shtrenjta, apo jo, ajo që ka rëndësi është që të jenë seksi dhe që ju të ndiheni mirë.


Flokët

Janë një ndër pikat më të forta të femrave. Janë ato që “gllabërojnë” meshkujt si tentakula. Nuk ka rëndësi prerja, ngjyra, kaçurrela apo të drejta, e rëndësishme është që të jenë të pastër dhe pak të shpupuritura. Por në rastin e flokëve, duket se ai i gjati, ka më shumë shanse se ai i shkurtri, pikërisht për hijen mashkullore që ky i fundit ka tendencë të krijojë. VESHJA Çdo femër vishet në takimin e parë në mënyra të ndryshme. I vetmi rregull që vlen për të gjitha, është vënia në pah e pikave të forta të trupit. Nëse ke një shpinë tërheqëse, këmbë të bukura, apo një gjoks të bollshëm, zgjidhni veshje që “inkurajojnë” dhe të nxjerrë sa më në dukje pjesën tuaj të bukur. Nuk është e domosdoshme të kesh një të prapme të rrumbullakët, meshkujt shikojnë dhe pjesët e tjera!

Këpucët

stil
stil


Femrat i adhurojë, ndërsa meshkuj i konsiderojnë thjesht si një aksesor të zakonshëm. Të parat i kanë dollapët plot me to, ndërsa të dytët blejnë vetëm disa modele modeste të domosdoshme. Nëse ai të komplimenton për zgjedhjen e këpucëve, zgjidhjet janë dy: O është gay, ose po përpiqet t’ju joshë. Ka një tip këpucësh që të gjithë meshkujt i vënë re dhe këto janë pikërisht ato me takë të lartë. Jo më kot, janë pikërisht këto të fundit që tregojnë këmbë më të bukura dhe më tërheqëse.

Syzet e Diellit

stil
stil


Nuk mund të mungojnë për të kompletuar një paraqitje strategjike. Thelbësore është zgjedhje e një modeli që shkon me fytyrën dhe pastërtia e lenteve. Objektivi: të nënvizojnë atë hijen misterioze, që nxit në mënyrë të pashmangshme kuriozitetin e një mashkulli që shikon.

Pjesët mini

Minifundet dhe kanatieret e vogla mund të trasformohen në “armë të vërteta vrasese”. Duhet t’i keni ato me patjetër në dollapin tuaj. Këto pjesë janë ideale, nëse e keni takuar tashmë një herë mashkullin që ju intereson dhe për të bërë të mundur që herën tjetër të mos i shpërqëndrohet shumë shikimi./bluetooth/


Publikuar: 19.08.2008 01:20:08
Lexuar: 479 herė
Fjalėt kyēe: Gjėrat, meshkujt, dallojnė, shikim, parė,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Brian Reyes – pranvera dhe vera 2008 Brian Reyes – pranvera dhe vera 2008
Dielli brenda nė shtėpi Dielli brenda nė shtėpi
Fustane Verore Fustane Verore
Dua parfumin tim! Dua parfumin tim!
School bags School bags
Kur e hirta tė bėn tė ėmbėl Kur e hirta tė bėn tė ėmbėl
Femrat te cmendura pas takave Femrat te cmendura pas takave
E dua, e dua, e dua... atė ēantė E dua, e dua, e dua... atė ēantė
Puma , Nike , Fila ... apo ... ? Puma , Nike , Fila ... apo ... ?
Buzet e Anxhelina Xholise me te kerkuara Buzet e Anxhelina Xholise me te kerkuara
Google Yahoo MSN