E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ēdo tė Hėnė me ēikat e Prishtinės
Ēdo tė Hėnė me ēikat e Prishtinės
Ēdo tė Hėnė me ēikat e Prishtinės
“Relaks” nėpėrmjet teatrit. Ky ėshtė mjeti dhe qėllimi qė njeriu tė zbutet, tė ēlodhet, tė lehtėsohet, tė ēlirohet, tė argėtohet. Ėshtė pikėpamja e Burbuqe Berishės e cila njė stinė e jeton nė teatėr dhe tjetrėn nė kinema.

Regjisorja nga Prishtina me komedinë “Çdo të hënë” ka mbyllur dje turin teatror në Shqipëri, në teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Në të vërtetë, është e dyta vepër që brenda pak ditësh prezanton në Shqipëri prodhimin teatral që bëjnë sot kompanitë private në Kosovë. Një fushë që tek ne lulëzoi dhe u përzhit në katër vjet. Një ndër këto kompani është “Oda” e cila, edhe pse përballë një publiku modest në numër në skenat e Shqipërisë, do të mbahet mend si kompania e parë kosovare që pati një turne në tre qytete e atdheut amë falë Festivalit “Vera e Adriatikut”.

Në fillim me “Lufta Iliro-romako” e shkruar nga themeluesit i “Odës” Lirak Çelaj, solli në Teatrin Kombëtar në Tiranë një trajtim grotesk të patriotizmave dhe nacionalizmave moderne shqiptaro-kosovare, dhe në vazhdim me komedinë “Çdo të hënë” të Sara Bogattit, botën e përditshme të çikave në slang-un prishtinas.

Vepra e Bogattit është argëtuese, po aq sa loja e treshes së aktoreve Arbnesha Grabovci, Ilire Çelaj dhe Anisa Ismajli. Kjo e fundit është e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të Marës në filmin “Kukumi” të Isa Qosjes. Interpretimi i tyre është zbavitës edhe ngaqë të treja ndërtojnë një marrëdhënie të çliruar dhe “të kollajtë” në skenë. Do të ishte e vështirë të përfytyrohej kjo harmoni tek një treshe aktoresh shqiptare. “Kemi qenë studente të Faruk Begollit”, thonë pas shfaqjes vajzat nga Prishtina, dy prej të cilave – Arbnesha dhe Ilirja janë pedagoge të artit dramatik - sikur të jepnin një “sepse” për konstatimin e mësipërm. Shfaqja që është ngritur e gjitha në këmbë nga artiste femra, që nga 8 marsi i shkuar e deri më sot është vënë gati dyzet herë në skenë.

Kjo e ka familjarizuar treshen e akoreve me tekstin dhe me njëra-tjetrën. Sekretin e interpretimit regjisorja e sheh tek trajtimi i ndjeshmërisë së aktorit dhe tek njohja e natyrës së tij në vetvete. “Në teatër “mjeti i punës” është njeriu dhe njeriu të cilin s’mund ta trajtosh si makinë. Aktrimi është profesion i ndijshëm dhe aktori mund të thyhet si gota nëse nuk e trajton si duhet”, pohon regjisorja.

Për Burbuqe Berishën çështja në këtë vepër dramaturgjike është tek këndvështrimi i tekstit. Ajo është nga ato regjisore që dramaturgjinë si në kinematografi edhe në teatër e “ngjëron” gjithnjë në pak ironi. Kutjojmë “Kosova 9/11” filmi i shkurtër për kuptimin që i jep një popull i vogël sulmit terrorist ndaj Amerikës, i vlerësuar filmi më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar në Tiranë (TIFF).

Tek komedia “Çdo të hënë” ironia e Berishës shfaqet së pari në qëndrimin ndaj gjuhës së personazheve. Tre çikat flasin në dialektin e Prishtinës. “Slangu është ruajtur qëllimisht për shkak të intimitetit. Veç kësaj krijon thekson ironinë ndaj botës femërore, çka është gjëja që më ka pëlqyer më shumë në këtë vepër”, -thotë Berisha që nuk e ka humbur aspak qetësinë edhe pse shfaqja në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar në Tiranë nuk pati më shumë se 20 spektatorë.

Dialekti dhe ironia janë sipas regjisores dy elementë që e bëjnë këtë vepër teatrale provokative dhe relaksuese. “Jeta jonë është shumë e ngarkuar me probleme, por teatrin unë e shoh si mjet relaksimi, kurse problemet jam e prirur t’i shoh nga këndi ironik”.

Berisha ka vënë në dukje limontinë, çorodinë dhe zënien në çark të botës femërore e cilaprojektohet në formë kolektive tek mitet e televizionit, tek romancat si fjala vjen “Kazablanka”, “Pretty woman” apo tek kryqëzatat e soap-opera-ve, e palestrave dhe girave, fetishe të një kompleksi ku vlojnë diskutimet për trupin, burrat, seksin, orgazmën, pra për mishin.

Nuk është diskutim i ri, prandaj dhe nuk kërkon vëmendje angazhuese komedia e Bogattit. Megjithatë, ndërsa pritet që femra të vërë pak rregull në kaosin e botës sentimentale ndërmjet sekseve të kundërt, vjen një fund “jo i lumtur”: travestia e sekseve si “pasojë” e rrethanave dhe dështimit për pak lumturi njerëzore.

Pjesa do donte një organizim regjisorial më të mirë për të “puthitur” si duhet aktet ndërmjet të cilave krijohet njëfarë zbrazëtie.

“Çdo të shtunë” ka shërbyer për Berishën si nxemje dhe si prolog për një bashkëbisedim më të gjatë me botën femërore. Ajo ka në duar projektin për një serial televiziv që sipas saj premton një sivëlla lokal të serialit popullor amerikan “Seksi dhe qyteti”.

Mos do ishte shpallje hapur e një farë vaniteti të elitës skenike në Kosovë kur vendi përballet me probleme dhe trauma? Sipas Berishës, nuk është asnjëherë herët për të hyrë në dialog me botën femërore në Kosovë. Edhe në qoftë kështu, më mirë t’u prihet problemeve se sa të jesh vonë.


Publikuar: 19.08.2008 02:21:11
Lexuar: 115 herė
Fjalėt kyēe: Relax, teatėr, kinema,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Enveri dhe Nexhmija Enveri dhe Nexhmija
Ndahen ēmimet “Nėnė Tereza”, Inva Mula fituese Ndahen ēmimet “Nėnė Tereza”, Inva Mula fituese
Zyrtarėt braktisin zonjėn Shnajder Zyrtarėt braktisin zonjėn Shnajder
Vilnusi dhe Linci, kryeqendra evropiane tė kulturės nė vitin 2009 Vilnusi dhe Linci, kryeqendra evropiane tė kulturės nė vitin 2009
Sonte hapet ekspozita etnografike “Edhe kjo ėshtė trashėgimi” Sonte hapet ekspozita etnografike “Edhe kjo ėshtė trashėgimi”
Kėrshėri tė vyera historike Kėrshėri tė vyera historike
Fėmijėt e Krushės Fėmijėt e Krushės
Mite, art e shkencė Mite, art e shkencė
Kinemaja e shpresės Kinemaja e shpresės
Librat e Budės Librat e Budės
Google Yahoo MSN