Trajneri i pėrfaqėsuese sė Argjentinės nė futboll pėr lojėrat Olimpike, Sergio Batista, pret njė lojė tė bukur nė ndeshjen gjysmėfinale ndėrmjet skuadrės sė tij dhe gjigantėve tė Brazilit.
Sot në Pekin do të takohen dy gjigantët e futbollit botëror Argjentina dhe Brazili për ndeshjen gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, ndërsa emrat e tillë si Ronaldinho, Messi, Pato, Agüero, Anderson dhe Riquelme bëjnë që kjo ndeshje të përcillet me interesim të madh me çrast pritet një ndeshje spektakli.
Në fushë do të ketë shumë lojtarë klasi prandaj pres të shoh një ndeshje të bukur.
Për të fituar medaljen e artë duhet të fitohen të gjitha ndeshjet, ndërsa nëse takohesh me Brazilin duhet ta mposhtësh edhe atë. Ne do të mundohemi të luajmë një lojë më të akorduar dhe ndoshta nuk do të mendojmë vetëm për sulmin, ka shpjeguar Batista.