E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Studim mbi gjumin e fėmijėve
Studim mbi gjumin e fėmijėve
Studim mbi gjumin e fėmijėve
Gjatė ditės, fėmijėt me apnea mund tė mos pėrqėndrohen ose mund tė tregohen tepėr aktivė, por edhe tė acaruar. Ata mund tė ndeshen me vėshtirėsi edhe nė tė mėsuar.

Një numër studimesh janë marë me problemet e gjumit tek të rriturit siç është për shembull apnea ose mungesa e frymëmarrjes në gjumë, gjendje që mund të çojë në goditje në zemër, hemoragji cerebrale ose bllokim arterjesh të gjakut në tru. Por shkencëtarët tani po i studiojnë këto probleme kur ato shfaqen tek fëmijët, madje edhe tek foshnjet.

Ky 6 vjeçar quhet Timi Vali. Si gjithë moshatarët, ai është energjik, por nëna e tij shqetësohej pasi dukej se ai nuk bënte gjumë të mirë. Merrte frymë thellë dhe gërhiste ndërsa kur zgjohej nga gjumi ankohej nga bajamet.

Doktor Sumit Bargava pranë universtitetit Yale, e vizitoi atë dhe vuri se bajamet i kishte të zmadhuara. Fëmijët që kanë mungesë frymarrjeje në gjumë ose apnea, thotë doktor Bargava, shpesh kur flenë, mbyllin pjesërisht ose plotësisht rrugët e frymëmarrjes. Dhe mungesa e frymëmarrjes në gjumë mund të shkaktojë probleme në zemër e diabet.

Gjatë ditës, fëmijët me apnea mund të mos përqëndrohen ose mund të tregohen tepër aktivë, por edhe të acaruar. Ata mund të ndeshen me vështirësi edhe në të mësuar. Prandaj diagnostikimi i hershëm i apneas ka shumë rëndësi. Kështi Timi Vali shkoi në spitalin e fëmijëve pranë universitetit Yale. Gjatë vizitës, atij iu vendosen elektroda në trup për të matur veprimtarinë e trurit si dhe iu bën analiza për të matur nivelin e frymëmarrjes. Kur Timin e zë gjumi, kompjuteri fillon të regjistrojë të dhënat e organizmit. Gjatë këtij procesi, doktor Bargava vuri re se gërhitja tek ky fëmijë shkaktonte hiperaktivitet. Mjeku gjithashtu konstatoi se mungesa e frymëmarrjes në gjumë tek Timi nuk ishte edhe aq e zhvilluar, prandaj vendosi të mos ia heqë bajamet. Por mjekët thanë se do të vazhdojnë mbikqyrin gjumin e tij.

Foshnjet diagnostikohen ndryshe, sepse edhe ato mund të kenë probleme gjumi, por dallimi apneas tek ta është pak i ndërlikuar. Sanatha Kasven në spitalin Saint Luke në Denver të Kolorados është specialiste në laboratorin e gjumit ku nje një kamera fokusohet në sytë e foshnjes për të parë sesa i thellë është gjumi që bën. Mjekët thonë se dokumentimi i çdo lëvizjeje të foshnjes në gjumë ka shumë rëndësi pasi në fund kur të gjitha të dhënat regjistrohen në kompjuter dhe fillojnë të studiohen, edhe mungesa më e vogël e një aspekti të lëvizjeve në gjumë, mund të të bëhet shkak për diagnostikim të jo të saktë.

Foshnjet e diagnostikuara me një shrregullim gjumi si ato të fëmijëve dhe të rriturve, mund të trajtohen me operacion. Disa ekspertë mendojnë se trajtimi me oksigjen eleminon nevojën për shumicën e ndërhyrjeve kirugjike, ndërsa të tjerë thonë se nëse gjumi i shrregullt shkaktohet nga ndonjë deformim në rrugët e frymëmarrjes, atëherë operimi mund të jetë i nevoshëm.


Publikuar: 19.08.2008 03:06:52
Lexuar: 124 herė
Fjalėt kyēe: Studim, gjumin, fėmijėve,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Tė flesh me dikė qė gėrhet,dėmton shėndetin Tė flesh me dikė qė gėrhet,dėmton shėndetin
Tė ikėsh nga vetvetja?!!!... Tė ikėsh nga vetvetja?!!!...
Fėmijėt ndjekin shembullin e prindėrve nė ushqim Fėmijėt ndjekin shembullin e prindėrve nė ushqim
Si ta eliminoni ankthin? Si ta eliminoni ankthin?
Martesė apo bashkėjetesė?! Martesė apo bashkėjetesė?!
Si tė flasėsh me vajzat Si tė flasėsh me vajzat
Instikt apo sjellje e mėsuar - Nė gjurmė tė tė qeshurės sė njeriut Instikt apo sjellje e mėsuar - Nė gjurmė tė tė qeshurės sė njeriut
Surfimi nė internet i nevojshėm pėr trurin Surfimi nė internet i nevojshėm pėr trurin
Celulari dhe tradhtia, si tė zhdukni ēdo dyshim te partnerėt tuaj Celulari dhe tradhtia, si tė zhdukni ēdo dyshim te partnerėt tuaj
Studim mbi gjumin e fėmijėve Studim mbi gjumin e fėmijėve
Google Yahoo MSN