Mbrojtėsi i Juventusit, Giorgio Chiellini, do tė qėndrojė jashtė fushe shumė mė pak se sa pritej.
Italiani e lëndoi gjurin gjatë takimit për Trofeo Berlusconi në San Siro, ndërsa ai u largua nga fusha me dyshimin se e ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar të gjurit, i cili do ta mbante jashtë më shumë se gjashtë muaj.
Mirëpo ekzaminimet mjekësore kanë treguar se 24-vjeçari nuk ka një dëmtim të tillë dhe do të mund të kthehet në lojë kah fundi i shtatorit duke munguar vetëm në katër ndeshjet e para të Serie A, kundër Fiorentinës, Udineses, Cagliarit dhe Catanias.