Kanė kaluar kohėt e dekoltesė. Tendenca e re ėshtė tė nxjerrėsh nė pah shpinėn. Ja disa strategji pėr ta zbuluar duke fshehur defektet
Mazash dhe shpinë e drejtë
Një qëndrim i drejtë dhe i rregullt i bën mirë shpinës, por në këtë pikë edhe gjoksi del i fituar. Yanna Massage, një teknikë që bashkon eksperiencën perëndimore me atë orientale, është mënyra perfekte për një qëndrim të drejtë dhe shinë të tonifikuar.
Objektivi: lëkurë perfekte

stil
Lëkura e shpinë është poroze dhe prodhon më shumë yndyrë. Për këtë arsye përthith pigmentet e veshjeve, që fiksohen në epidermë. Prandaj lëvizja e parë është një pastrim i thellë. Kini parasysh scrub-in, që duhet aplikuar herë pas here në dush dhe pastaj një krem hidratues dhe ushqyes.
Një lazer si aleat
Për të eliminuar njollat diellore apo pikat, mund të ndërhyhet me një teknikë lazeri jo shumë të fuqishme, që nuk ka nevojë për anestezi: quhet Q-Switch. Mjaftojnë vetëm disa seanca për të zhdukur papërsosmëritë. I vetmi efekt anësor janë formimi i disa koreve jo serioze që zhduken pas një jave. Është e rëndësishme që të mos ekspozoheni në diell para trajtimit.

stil
Stërvit në shtëpi muskujt e shpinës
Është e vërtetë që në palestër pjesa më e madhe e ushtrimeve për shpinën kërkon përdorimin e makinave (lat machine, pulley machine). E vërtetë është edhe që një prej ushtrimeve më efikase për zhvillim e muskujve të shpinës është edhe një prej më të thjeshtëve për sa i përket aparaturave të kërkuara.
Mjafton një dorëz dhe një karrige për tu mbështetur. Për këtë arsye ushtrimi që ju propozojmë në këtë artikull hyn në listën e ushtrimeve që mund të bëhen edhe në shtëpi. Nëse në shtëpi keni një stol, përdoreni. Në të kundërt edhe një karrige ose një divan mund të bëjnë punën shumë mirë. e rëndësishme është që të jenë të forta dhe të fiksuara mirë për të shmangur lëvizjen gjatë ekzekutimit të ushtrimit.
Me një krah mbështetuni në karrige, duke u përpjekur që të mbani bustin në pozicion horizontal me dyshemenë. Me dorën tjetër mbërtheni mbajtësen. Ndërsa merrni frymë tërhiqeni njërin krah në drejtim të tjetrit. Në praktikë mendoni sikur prekni tavanin më bërryl (kjo sa për tju dhënë idenë e lëvizjes). Qëndroni paksa në pikë e maksimumit të kontraktimit të muskujve të shpinës dhe kthehuni me ngadalë në pozicionin e nisjes.
E pasi këshillat tonë ti keni zbatuar pikë për pikë, një fustan me shpinë të zbuluar do të jetë arma perfekte e të qenit ndjellëse. Jo më kot vajzat e ekrani nuk ngurrojnë ti kthejnë shpinën objektivit të aparatit sa herë që kanë mundësi. Ja, shihini vetë dhe... kopjojini .