Shumė kohė kemi pritur pėr pajisjet e para tė cilat mbėshtesin standardin USB pa tela dhe tani mė nė fund mund tė kėnaqemi me tė mirat tė cilat na vinė me to. Kompania Kensington ka paraqitur Wireless USB Docking Station, njė pajisje e cila na mundėson qė pa tela tė lidhemi me pesė pajisje tjera USB.
Në praktikë kjo funksionon shumë thjeshtë: në Kensington Wireless USB dock kyçni deri në pesë pajisje USB, dhe kur të kyçni ndonjë pajisje transmetuesi, sa për ilustrim, i cili mbështet standardin Wireless USB, ajo do të lidhet automatikisht me to.
Pra, nuk ka më lidhje të skanerëve, printerëve dhe harduerëve tjerë sa herë që në shtëpi apo në punë të bartni ndonjë laptop. Kensington Wireless USB Docking Station do të funksionojë në largësi deri rreth pesë metra, derisa tani për tani mbështet sistemet operative Windows XP e Vista.