E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut
Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut
Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut
NJU JORK- Piktori dhe skenografi shqiptar, Andis Gjoni, me banim nė Nju Jork (SHBA), ka marrė pjesė sė fundmi nė Festivalin Ndėrkombėtar Teatror tė Mesqytetit, organizuar nė Nju Jork, ku ka realizuar skenografinė e komedisė, "The Higher Education of Khalid Amir" ("Edukimi mė i lartė i Khalid Amirit") shkruar nga komediografja Monica Bauer.

"Episodet e komedisë rrokin problemin më të madh të ditëve të sotme në botë; "Dashurinë dhe harmoninë njerëzore". E mbështetur në luftën globale ndaj terrorit dhe duke e trajtuar me nota humori ndryshimin mes racave dhe kombësive të ndryshme, komedia krijonte situata shumë humoristike dhe të gjetura. Njëkohësisht dilnin në pah diferencimet mes popujve, kulturave dhe ideve. Piktori dhe skenografi Astrit Toto, i cili ka ndjekur shfaqjen, u shpreh se "aktorja me karrierë, Joan Barber interpretoi krejt natyrshëm rolin e Luçille Ferret. Ajo veproi me siguri në interpretimin e rolit të saj si drejtuese me plot pushtet, krijoi nervozizëm e humor të menjëhershëm, por edhe u dallua për shkathtësi e mjeshtëri në ndërrimin e pjesëve të dekoreve me autorësinë e skenografit Andis Gjoni. Edhe aktori John Fico, i cili ka një mbiemër tipik gjirokastrit, duke pohuar me këtë rast origjinën e të parëve të tij nga fshatrat e Kalabrisë (Itali), me mjeshtëri përcolli tek spektatori, agjentin Stjuart. Tota cilësoi se "skena kthehej aty për aty nga ambient zyre e FBI-së, në drejtori shkolle, në burg, në banesë etj. Elementët e rekuizitës së shfaqjes ishin të pakta e të studiuara, në funksion të ecurisë së komedisë. Ato plotësuan dukshëm çdo veprim, funksion e fuqizim të idesë së shfaqjes". "Mizanskenat ishin zgjidhur me shije dhe detaje fantastike nga regjisori Craig J. George dhe ndihmoheshin dukshëm nga zgjidhjet skenografike të artistit shqiptar, duke ia lehtësuar të gjitha veprimet kësaj figure tepër hokatare, që lëvizte lirshëm nga qendra në cep, e në tjetrin cep të skenës", - tha ai duke shtuar se "zgjidhjet e kujdesshme arkitektuale së bashku me ndriçimet e goditura të dekorimit të skenave në tërësi nga artisti Andis Gjoni, ishin plotësuar me sukses edhe nga pikturimi koloristik e modern i skenografisë në funksion të ecurisë së kësaj komedie të re amerikane".
Ftesa
Tota, me një përvojë të pasur në fushën e skenografisë por edhe të kritikës së saj, tregoi se së bashku me urimet për këtë sukses të ri të skenografit të talentuar, i cili me përkushtimin e tij në teatrin amerikan po mban hapur rrugën dhe për artistë të tjerë të skenës, i kishte kërkuar komediografes amerikane, që "komedia e saj të shfaqej në Shqipëri e Kosovë, për shkak të vlerave artistike që mbart, për koloritin e admirueshëm të ideve dhe mesazhin e bashkimit dhe paqes midis njerëzve e popujve". Nuk është hera e parë që skenografi shqiptar merr pjesë në festivale teatrosh që organizohen në SHBA. Pak muaj më parë, ai mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Fringe, midis qindra artistëve nga e gjithë bota, ku u paraqit me skenat e komedisë "PB&J". Kritikja Diana T. Barito e konsideroi atëherë këtë shfaqje për shtypin, si një spektakël të realizuar me elegancë dhe me sukses, i cili mbështetej edhe në krijimin e Gjonit me skena modulare shumë të përshtatshme dhe të trajtuara në një frymë gjysmë-paraqitëse".
Përvojat
Artisti shqiptar Andis Gjoni, në muajin tetor të vitit të kaluar ishte në Tiranë, ku realizoi skenografinë e muzikalit me famë botërore "Kiss me Kate", një bashkëpunim shqiptaro-amerikan, ku regjisori dhe dirigjenti ishin amerikanë. E sjellë në shqip nga Andis Gjoni, i cili realizoi jo vetëm skenografinë por edhe kostumografinë e kësaj vepre, ajo pati një sukses absolut në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, drejtuar virtualisht nga dirigjenti amerikan, Thomas Carlo Bo, drejtor artistik i Garden State Music Festival, dhe regjisorja e njohur amerikane, e cila ka bashkëpunuar edhe herë të tjera në Shqipëri, Nansy Rhodes. Në vitin 2004, Andis Gjoni realizoi sërish në Tiranë, skenografinë e premierës botërore "West Side Story" ("Histori e Anës Perëndimore"), dhe ky një bashkëpunim shqiptaro-amerikan i suksesshëm që shënoi dhe prezantimin për herë të parë të një muzikali amerikan në Shqipëri. Kur jetonte në Shqipëri, ai ishte prezantuar me sukses në fushën e skenografisë së teatrit, e cilësuar si një skenografi moderne, që solli një frymë të re në skenografinë shqiptare të pas viteve '90 . Përmenden skenografia e "Zonjushës Zhuli" e Strintbergut, skenografia e "Ylli pa emër" e Mihai Sebastian, "Jashtë bie borë" e Vincenso Sallemme. Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Gjoni ka realizuar një sërë skenografish në Bruduej, siç është shfaqja "Xhaxha Vanja" e Çehovit, vënë në mars të vitit 2006. Karriera e tij artistike veç skenografisë, dallohet edhe në zhanrin e pikturës, e cilësuar nga kritika si një pikturë që mbështetet në mitet dhe legjendat shqiptare apo edhe ballkanike, ndërtuar mbi një stil abstrakt, ku dallohen qartë elementë të surrealizmit. Ato trajtohen përmes një mendimi të perceptuar qartë nga Gjoni, i cili abstragon me origjinalitet për të dhënë përjetimet e tij si artist. Por, piktura e tij ka qenë prezente në një sërë ekspozitash kombëtare dhe ndërkombëtare si, "Onufri 2002", "Onufri 1997". Ai ishte pjesëmarrësi i vetëm nga Shqipëria në konkursin ndërkombëtar për Memorialin e 11 Shtatorit në Nju Jork (2003). Andis Gjoni ka lindur në Tiranë më 1968 dhe është bir arti; babai i tij është kompozitori Simon Gjoni dhe nëna e tij koncert-maestër, Hermira Gjoni. Ai kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë, në vitin 1991.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)


Publikuar: 19.08.2008 04:47:08
Lexuar: 102 herė
Fjalėt kyēe: Andis, Gjoni, Skenografi, konkurron, Festivalin,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Fėmijėt nė Ditėn e Evropės Fėmijėt nė Ditėn e Evropės
Giffoni arrin nė Vlorė Giffoni arrin nė Vlorė
Promovohet libri i autorit Kolė Berisha - “Djajtė nuk flenė” Promovohet libri i autorit Kolė Berisha - “Djajtė nuk flenė”
Te Vera Zheji Te Vera Zheji
Katėr stinėt e Gjirokastrės... Katėr stinėt e Gjirokastrės...
Klasa franceze fiton Klasa franceze fiton "Palmėn e artė"
Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit
Monolog me maskė Monolog me maskė
Vonohet premiera e filmit Vonohet premiera e filmit "Shkaba"
Mė tė mirėt e albanologjisė Mė tė mirėt e albanologjisė
Google Yahoo MSN