E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Antropologji me qira
Antropologji me qira
Antropologji me qira
Qysh nga momenti qė u mbyll faza e parė e reformės nė kėrkimin shkencor, Instituti i Kulturės Popullore u quajt Instituti i Antropologjisė Kulturore dhe Studimit tė Arteve. Miaser Dibra, krenare qė dikur punonjėse shkencore, fitoi sot postin drejtues me konkurs, thotė se pjesa e dytė e emėrtimit, “studimi i arteve” ka ngjallur diskutime.

Në këshillin shkencor të Qendrës së Studimeve Albanologjike, prej së cilës Instituti varet është kërkuar të rishihet “ngjitja” e studimit të arteve që ka në foskus arte të kultivuara si dramaturgjia, artet figurative, të cilat deri dje janë varur drejtpërdrejtë nga Akademia e Shkencave. Një propozim ka qenë që të kalojnë tek Instituti i Historisë dhe Letërsisë.

Gjithsesi, tek emërtimi reflektohet edhe përpjekja për të ndryshuar së brendshmi strukturën dhe për të zgjeruar fokusin e kërkimit shkencor me disiplina që i rrok më mirë antropologjia kulturore dhe që parimisht përfshin shkencat humane dhe sociale, përpos etnografisë dhe jo thjesht kulturën folklorike dhe etnike siç mund të jetë kuptuar dhe ruajtur me konservatorizëm deri më sot tek instituti në fjalë.

Emërtimin e ri Dibra e quan më bashkëkohor dhe më të përshtatshëm për t’u vënë në një linjë me institute homologe në botë.

Me të ardhur në këtë detyrë, gjëja e parë që ka kërkuar studiuesja ishte një godinë për të qenë. “Mos shikoni dhe aq zyrën time”, thotë Dibra, “por gjendja në tërësi e godinës nuk është aspak e mirë.”

Ndërtesa në Rrugën “Kont Urani” është kalbur si një pemë e plakur, gjendje që para së gjithash është e dëmshme për fondet arkivore të Institutit.

Drejtoresha Dibra i ka kërkuar Qendrës së Studimeve Albanologjike të shikojë seriozisht zhvendosjen nga ky truall, pronarëve të të cilit sot shteti shqiptar u jep çdo muaj një qira prej 300 mijë lekësh, vlerë tepër e lartë për kushtet e degraduara të godinës që ruan gjurmët e fundit të arkitekturës në paraluftës.

“Njerëzit këtu kanë punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë, por e vërteta është që për shkak të problemit të hapësirës jemi shpërndarë në katër anë”. Dibra e ka fjalën për laboratorin e restaurimit, i vetmi në Shqipëri, që ka mbetur “në dorë të Toptanëve”, pronarët e ambienteve ku prej vitesh është strehuar ky laborator i Institutit Antropologjik. Shumë objekte të fondeve të këtij instituti (mbi 30 mijë në total) ndodhen të izoluara në ambientet e Qendrës së Studimit të Arteve. Godina është bërë edhe më e ngushtë me shtimin e departamentit të studimit të arteve ose të antropologjisë vizive. Dhe së fundi, tek çështja në fjalë, futet diskutimi për një muze etnografik kombëtar që mungon qyshse u mbyll Ekspozita “Shqipëria Sot”.

Projekti për një pavijon etnografik me 1100 objekte brenda Muzeut Historik Kombëtar është parë si një hap i nxituar nga specialistët. Së pari, sepse MHK nuk ka kushte klimatizimi dhe së dyti nga pikëpamja konceptuale, etnografia do të humbiste pavarësinë e të shfaqurit të vlerave më të mira dhe unikale dhe, në njëfarë mënyre do të duhet të respektojë me zor linjën e pavijoneve të tjera me të cilat nuk ka lidhje fare.

Për të gjidhur problemin e hapësirave ka për të qenë vërtet e vështirë. Dihet që investimin në infrastrukturë qeveria shqiptare e këtyre vitve të fundit dhe në përgjithësi qeveritë e kanë bërë vetëm në administrata, kryesisht ministri, duke rehatuar burokracinë dhe duke lënë si mos më keq institucione me të cilat njerëzit kanë lidhur jetën profesionale, kujtojmë teatrot, të gjitha pa përjashtim, ish


Publikuar: 22.08.2008 03:45:31
Lexuar: 58 herė
Fjalėt kyēe: Antropologji, qira, Instituti, Kulturės, Popullore,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
A ke parė molla n’ēarshi? A ke parė molla n’ēarshi?
Fėmijėt e Krushės Fėmijėt e Krushės
Dallėndyshja Ermonelė Dallėndyshja Ermonelė
Filmat e Igmar Bergman shfaqen nė Prishtinė Filmat e Igmar Bergman shfaqen nė Prishtinė
Bejko: Kalaja nuk preket Bejko: Kalaja nuk preket
Nėn mėngėn e shkodranit Nėn mėngėn e shkodranit
T’i rezistosh pushtetit, pa qenė disident T’i rezistosh pushtetit, pa qenė disident
Ku, Ku… Ku, Ku…
Presin ende emra tė mėdhenj Presin ende emra tė mėdhenj
Pse? Tė jesh shkrimtar Pse? Tė jesh shkrimtar
Google Yahoo MSN