E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit
Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit
Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit
Marr shumė inat tek diskutojmė pėr njė pėrurim libri dhe “autorin” nė fjalė e ngremė nė qiell (sikur pa librin e tij nuk do kishim letėrsi dhe dihet se ēfarė ndodh prapa krahėve!) Vetėm se mė theri shpirti kur njė djalė i ri, qė pėrkthen libra mė tha: “Unė nuk lexoj letėrsi shqipe!” Pėr vete i pėrkas atij brezi, qė mė kanė detyruar ta mėsoj historinė e popullit tim nė mėnyrė tė pėrdhunshme, ne ishim ata qė duhej tė flisnim ndryshe nga sa mendonim e tė tjera.

Por ndonëse ka ndodhur kështu ne dalngadalë po tjetërsohemi, ndoshta kjo kërkon edhe kohë.

Ditët e fundit lexova romanin “Rrjedhë” të shkrimtarit Matish Gjeluci. Përshtypja ime e parë është se Shqipëria ka ende burra që dinë ta thonë dhe ta shkruajnë të vërtetën lidhur me fatin e kombit tonë. Kjo do të thotë të bësh detyrën tënde si qytetar. Faqe pas faqeje në këtë ndjekim jetën e personazheve, të cilët për çudi përkojnë apo përgjithësojnë jetët e kaq shumë shqiptarëve të tjerë: Mati Gjergji, Qamil Bleta, Mara, Lekë Gjergji, Andrea Gurabardhi, Ilir Bezaku, Atë Anton Kurbini, Ela Hojzeri, Spiro Labova, Bardh Dreni e plot të tjerë... Ata jetojnë dhe përpiqen që me mundin e djersën e punës së tyre të ndershme të mbajnë gjallë jetën e familjeve, por më tepër jeta e tyre është e lidhur shumë ngushtë me hallet e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, përballemi me cmirëzinjtë e katilët, që duan të bëjnë vetëm keq të vrasin e të presin: Drago Joviç, Cuk Tharku dhe i biri Filip Tharkoviq, Ramazan Holba dhe Beshir Ballabani. Gjatë leximit përballemi me përshkrimin shumë të qartë të ngjarjeve historike madhore nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë si lufta me Malin e Zi, rrethimi i Shkodrës, vendosja e mbretërisë së parë shqiptare, pushtimi i Atdheut prej italianëve, marrëveshja e Mukjes, pushtimi gjerman, lufta partizane, çlirimi i Shqipërisë (në se u çlirua atëherë nga vargonjtë e huaj), koha e të jetuarit nën regjimin komunist dhe deri tek rrëzimi i monumentit të diktatorit.

Romani është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme, (e folmja e Shkodrës) me dialogë shumë interesantë, me përshkrime të gjalla të natyrës shqiptare dhe sidomos të karaktereve njerëzorë. Ngjarjet e romanit janë të vendosura në dy qytete. Shkodra dhe Durrësi, të cilët siç e dimë mirëfilli shquhen për kulturë të kahershme.A nuk na kujton Mara trimëreshat shqiptare që kur e lyp çasti nuk ndruhet të përdorë armën, apo Ela Bezaku të gjitha ato femra të huaja, që u martuan me burra shqiptarë dhe e paguan aq shtrenjtë nën komunizëm? Prej këtij libri mësojmë shumë për luftën partizane. Mësojmë shumë për kampet e përqendrimit po sidomos për qelitë e burgjeve famëkëqinj të Shqipërisë.

Nga faqet më të bukura dhe njëkohësisht më të dhimbshmet janë ato ku torturohen prej komunistëve përfaqësuesit e fesë: Ipeshkvi, Kryemyftiu i qytetit dhe Atë Anton Kurbini. Ata të tre u përkasin feve të ndryshme, por ndihmojnë njëri tjetrin për të shëruar plagët e shkaktuara prej kriminelëve dhe vdesin me emrin e Zotit dhe të Shqipërisë në gojë. Kemi nevojë për libra të tillë sidomos brezi i ri. Duke e falenderuar dhe uruar zotin Matish Gjeluci për punën e tij plot vlerë mendoj se ka edhe shumë intelektualë të tjerë të cilët duhet ta thonë e ta shkruajnë fjalën e tyre për të mirën e Shqipërisë.


Havzi Nela aty ku e sakrifikuan

Tek kjo foto Lavdie Nela i ka rrethuar qafën me një përqafim burrit të jetës saj, poetit Havzi Nela. Po jo atij të vërtetit. Asaj qafe më 10 gusht 1988 iu hodh një litar që i mori jetën në qendër të Kukësit. Lavdies që e kaloi jetën në internim pas ekzekutimit makabër të të shoqit, dy vjet para se diktatura të rrëzohej, i rrëshket një buzëqeshje sa për të thënë ndërsa i hedh krahun në qafë bustit prej allçie, një portret i të shoqit që pritet të derdhet në bronz. Dje në Galerinë Kombëtare të Arteve asaj i është treguar puna e përfunduar e Ilmi Hoxhës, e cila do të vendoset në mes të Kukësit, pikërisht aty ku u ekzekutua poeti. Mësohet se busti do të përurohet nga kryeministri i vendit, Sali Berisha.


Kalvari i poetit

22 maj 1967 - dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e vet me 10 vjet të lirisë.

8 gusht 1975 - ridënohet me 8 vjet heqje lirie.

19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu.

12 tetor 1987 - internohet në Arrën.

15 qershor -arrestimi në katundin Brekijë.

15 qershor, ora 12 e mesditës - nis procesi hetimor.

24 qershor 1988 - dënimi i katërt, ose dënimi fatal.

25 qershor - bën ankim pranë Kolegjit penal të Gjykatës së lartë.

16 korrik - Këshilli gjyqësor i Kolegjit penal të Gjykatës së lartë lë në fuqi vendimin e

Gjykatës së rrethit Kukës

2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës

10 gusht 1988, ora 2 mbasmesnate – ekzekutimi me varje në Kukës, tek stacioni i autobusëve.

10 gusht , ora 11 e paradites - trupihiqetnga vendi i ekzekutimit.

11 gusht, ora l mbasmesnate - trupi futet në gropë



Publikuar: 26.08.2008 02:07:18
Lexuar: 44 herė
Fjalėt kyēe: Librin, Rrjedhė, Matish, Gjelucit,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Pse? Tė jesh shkrimtar Pse? Tė jesh shkrimtar
Ansambli Ansambli "Shota" filloi shėnimin e festave tė nėntorit
Premiera krutane nė Apolonia Festival Premiera krutane nė Apolonia Festival
Mirėseardhje Maestro Griminellit Mirėseardhje Maestro Griminellit
Ohėr: U mbajt Festivali historik Ohėr: U mbajt Festivali historik
Mirlinda Rexhepi prezantohet nė Galerinė MBWA Mirlinda Rexhepi prezantohet nė Galerinė MBWA "Jatki" nė Poloni
Tė jetosh nė rrezik Tė jetosh nė rrezik
Vazhdon konkursi pėr skenarė “Nisi Masa” Vazhdon konkursi pėr skenarė “Nisi Masa”
Olta dėrgon Shqipėrinė nė finale tė Eurosong-ut Olta dėrgon Shqipėrinė nė finale tė Eurosong-ut
Rreziku i njė shoqėrie, harresa e sė kaluarės Rreziku i njė shoqėrie, harresa e sė kaluarės
Google Yahoo MSN