Rreth 30 pėr qind e zviceranėve nuk kanė mundur tė pėrcjellin mbylljen spektakolare tė Lojėrave Olimpike nė Pekin, sepse njė ketėr e vogėl ka nxitur lidhje tė shkurtėr nė kabllot elektrike.
Gati një e treta e teleshikuesve, të cilëve u ka ofruar transmetim televizioni frankofon i Zvicrës, e kanë parë mbylljen spektakolare të Lojërave Olimpike vetëm dikur vonë në mbrëmje, sepse një ketër kishte nxitur një lidhje të shkurtër elektrike.
Kjo prishje i ka goditur edhe 6.000 kyçje në Zurich, derisa ndërprerjet kanë zgjatur pothuajse dy orë për emisionet në gjermanisht, italisht dhe frëngjisht. Më së rëndi ka qenë i goditur kanali në gjuhën frënge.
Kafsha nuk ka arritur të mbijetojë.