Kjo fluturake mundė tė qėndrojė me ditė tė tėra nė qellė.
Një fluturake solare ka shënuar rekord jo zyrtarë, duke qëndruar në qiell për tre ditë e gjysmë pa prekur në tokë.
Në fakt, kjo fluturake fiton rrymë nëpërmjet solarëve të cilët janë të vendosura në krahët e saj. Një bateri siguron që edhe gjatë natës të qëndroj në ajër kjo fluturake. Modeli në fjalë i takon firmën Qinetiq dhe në qiell qëndroi për 82 orë e 37 minuta.
Në fluturimin rekord bëhet fjalë për një studim të ushtrinë amerikane, e cila ka për qëllim mbështetjen e trupave tokësore nëpërmjet kësaj forme, njofton BBC. Zephyr peshon 30 kilogram, ndërsa krahët e tij arrijnë gjatësinë prej 18 metrave. Konstruksioni i lehtë me material të karbonit, mundëson që ajo të niset edhe përmes dorës së njeriut.
Gjatë ditës motori akumulon rrymë nëpërmjet solarëve dhe që shfrytëzohet qatë pjesë së ditës pa dritë. Sipas BBC, për fluturimin rekord në shkretëtirën e Arizonës, Zephyr u nisë më 28 korrik dhe 18 kilometrat e parë u drejtua nga komanda, ndërsa më pas drejtimin e mori auto piloti.