Sapo na kanė zgjuar interesimin me konceptin M1 Hommage, nga BMW ka ardhur njė dush i ftohtė.
Klaus Draeger, anëtar i kryesisë së BMW-së, përgjegjës për iniciativën 'Efficient Dynamics', për revistën Autotelegraaf ka deklaruar se prodhuesi bavarez i automjeteve sportive nuk e ka në plan të prodhojë konkurrentin e superautomjetit R8 nga Audi.
Në vend të kësaj, BMW do të fokusohet në prodhimin e automjeteve hibride dhe zhvillimin e teknologjive ekonomike.
Tingëllon pothuajse tragjike që, në kohën kur Audi përgatit një varg të versioneve të ndryshme të R8-shit dhe njëkohësisht çdo ditë paraqet modele më brutale sportive, Mercedes po bën automjete më të fuqishme se kurrë më parë, ndërsa Porsche i qëndron besnik filozofisë sportive - prodhuesi i cili mburret me sloganin Ultimate Driving Machine më shumë merret me automjete hibride sesa sportive.