Menaxheri i Mustafa Sandal thotė se organizatorėt nė Prishtinė nuk i kanė pėrmbushur obligimet ndaj kėngėtarit. Ndėrsa burime nga stadiumi i Prishtinės, thonė se organizatorėt kanė kryer obligimet pėr ta siguruar fushėn pėr koncert.
Nga kompania që është dashur ta sjellë Sandalin thuhet se dështimi ka ardhur nga kompania e zërimit dhe ndriçimit nga Maqedonia.
Ndonëse ka pasur shumë dëshirë të jetë në Kosovë, ky koncert nuk ka mundur të organizohet pasi organizatorët nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj klientit tim, tha Murat Yildirim, menaxher i Sandal.
Valbona nga kompania e cila ka organizuar këtë koncert thuhet se dështimi kishte ardhur pasi kompania e zërimit dhe ndriçimit kishin dështuar për ta sjellë pajisjen e duhur. Sipas tyre kompania është dëmtuar në vlerë prej 140 mijë eurove.
80 mijë euro për Mustafa Sandal dhe mjete tjera kanë shkuar për reklama në televizion, flajera dhe bilborda, tha Valbona. Kompania në një rrafsh nuk është dëmtuar. Ajo ka shitur rreth 60 bileta në vendet e caktuara për shkak të frikës se mos ato mund falsifikohen. Në të kundërtën organizatori do të humbiste pasi do të duhej ti paguante bileta e qindra personave. /Express/