Nga kompania gjermane T-Mobile kanė njoftuar se prej lansimit tė tė iPhone 3G, mė 11 korrik tė kėtij viti, kanė shitur mbi 120.000 njėsi tė kėsaj pajisje tė ēuditshme, dhe kėtė pėrkundėr tė gjitha problemeve me shpėrndarjen tė cilat janė paraqitur, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kėsaj kompanie.
Hamid Akhavan për revistën javore gjermane Focus ka sqaruar se për shkak të kërkesës së madhe, disa nga blerësit është dashur të presin me javë të tëra që ky aparat i avancuar tu arrijë në adresë të tyre.
"Parashikimet tona janë tejkaluar", ka thënë Akhavan në intervistë për Reuters dhe ka shtuar se vetëm në Gjermani janë shitur 75.000 telefona të tillë.
Problemet me shpërndarjen janë paraqitur kur kompania Apple ka vendosur që produkti të filloj me shitjen në 22 shtete njëkohësisht.
Gjenerata e tretë e telefonave mobil ka lidhje dukshëm më të shpejtë të internetit nga seria e parë e cila është paraqitur në treg në mesin e vitit 2007. Megjithatë, përdoruesit nuk janë tërësisht të kënaqur as me këtë produkt. Zakonisht ankohen për ndërprerje të papritura të bisedave dhe sinjal jostabil të internetit.