Ekipi i Milanit ka bёrё tё ditur se sulmuesi i ri, Alberto Paloschi, sezonin e ardhshёm do tё luajё pёr ekipin e Parmёs.
Pas arritjes së Ronaldinhos dhe Borriellos, si edhe rikthimit të Shevchenkos në Milan, pritej edhe largimi i të riut. Me një konkurrencë të tillë në linjën e sulmit, tinejxheri nuk kishte gjasa të fitojë rast për paraqitje dhe opsioni më i mirë ishte të kalonte në ndonjë klub tjetër.
Disa ekipe të Serie A dhe Serie B kishin shfaqur interesim për shërbimet e të riut italian, por kuqezinjtë vendosën që ai të kalojë në Parma. Prezantimi zyrtar i Paloschit me ekipin e ri do të bëhet sot pasdite.