E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Pėr ty bebi im!
Pėr ty bebi im!
Pėr ty bebi im!
Babai i fėmijės, i cili ka ndarė mė bashkėshorten e tij lajmin e bukur, ka bėrė shumė projekte pėr tė sistemuar dhomėn e bebit, ka sjellė shumė gjėra pėr tė mobiluar dhomėn e fėmijės, ka shoqėruar bashkėshorten nė vizitat e saj tek mjeku.

Rregullimi i shtëpisë për ardhjen e fëmijës suaj

Babai i fëmijës, i cili ka ndarë më bashkëshorten e tij lajmin e bukur, ka bërë shumë projekte për të sistemuar dhomën e bebit, ka sjellë shumë gjëra për të mobiluar dhomën e fëmijës, ka shoqëruar bashkëshorten në vizitat e saj tek mjeku. Në ditët e fundit të pritjes babai i fëmijës ndihet i shpërndarë. Edhe ai, si bashkëshortja e tij, jeton të njëjtën ankth, të njëjtat dëshira, të njëjtat dyshime, por ai nuk ka të njëjtin ndryshim hormonal, nuk ka emocionin të ndiejë fëmijën të lëvizë dhe të shkelmojë në bark siç e ndien nëna.

Fëmija që pritet të lindë është për nënën një realitet që ekziston, por për babain e tij është një realitet, i cili pritet të konkretizohet kur fëmija të vijë në jetë.

Objektivi është të arrish të kuptosh nevojat e fëmijës. Mos e lini mënjanë atë, përfshijeni në përgatitjet e ndryshme, merreni me vete herë pas here për shoping në dyqanet e fëmijëve që ai të ambientohet me veshjet dhe pampersat e fëmijëve.

Këshillohen këto blerje për fëmijën tuaj:

Komplet për karrocën;

Jastëk për muajt e parë;

Govatë tip komardare;

Kalendar për të porsalindurin (ku të shënoni çdo ditë detyrimet ndaj bebit);

Album fotografish;

Abazhur kundër errësirës;

Krevat udhëtimi, krevat gjumi.


Ushqimi i fëmijës

Qumështi i nënës është një nga mrekullitë më të dukshme tek njeriu. Gjithmonë i gatshëm, gjithmonë i ngrohtë, natyrisht steril, ekonomik, ushqyes, i pasur me antitrupa.

Jo vetëm për vlerën që ka ushqimi, por i jep një vlerë të madhe marrëdhënies që vendos nëna me fëmijën e saj gjatë këtij procesi.

Në fillim do t'ju duket e pabesueshme, në fund të fundit nuk keni bërë asgjë, vetëm keni qëndruar ulur në një kolltuk duke mbajtur fëmijën tuaj në dy duar dhe e keni ushqyer. Por e vërteta është që, pasi ju keni përfunduar së dhëni gji fëmijës suaj, ndiheni e lodhur.

Janë bërë disa studime për këtë dukuri dhe kanë nxjerrë në pah se të ushqesh me gji një fëmijë, kërkon të njëjtën energji të nevojshme për të përballuar një punë të madhe sportive. Për të prodhuar vetëm 1 litër qumësht, e barabartë me sasinë të marrë çdo ditë nga një fëmijë 3-4 muajsh, trupi djeg mesatarisht 770 kalori.

Është e rëndësishme që ju të flini sa më shumë të jetë e mundur, duhet të përshtatni gjumin tuaj me atë të fëmijës, pas ushqimit të fëmijës suaj me gji. Por në rast të kundërt, do të rrezikoni të mos flini më dhe kjo mund të shoqërohet me lodhje jo vetëm fizike, por edhe psikologjike dhe kjo mund të çojë deri në atë pikë sa juve t'ju ndërpritet qumështi, sepse kjo gjë çon në ngadalësimin e sekrecioneve që prodhon prolaktina, hormoni që stimulon qumështin.

Ka raste, që për arsye të ndryshme jeni e detyruar ta ushqeni fëmijën tuaj me biberon. E për këtë duhet të keni parasysh disa gjëra. Ajo që është më kryesorja është higjiena e lartë që duhet të tregoni jo vetëm me këtë enë, por dhe me enët e gjërat e tjera të fëmijës.

Biberonin lajeni mirë nga brenda dhe mbusheni me qumësht. Është e këshillueshme ta ushqesh fëmijën në një ambient të qetë dhe të rehatshëm. Duhet ta mbani shishen e biberonit me kujdes, në mënyrë që fëmija ta pijë lehtë dhe mirë.

Veshja e fëmijës

Fëmijët rriten shumë shpejt, ndaj për prindërit është e rëndësishme që të kenë shumë kujdes në ditët e para të jetës së tij. Në vitin e parë të jetës i sapolinduri është i pa mbrojtur ndaj të ftohtit dhe të ngrohtit.

Në përgjithësi, prindërit priren që ta mbulojnë shumë trashë fëmijën. Ky është një gabim, i cili duhet shmangur sa më shpejt, qoftë për të porsalindurit, qoftë për më të rriturit.

I porsalinduri rrezikon të pësojë goditjen e vapës, e cila mund të provokojë një dehidratim të shpejtë, ndërsa për fëmijën më të madh kjo gjë ndikon në rritjen e djersitjes, e cila mund të shkaktojë të ftohur. Në çfarëdo stinë është mirë të mësohemi ta veshim mesatarisht, as trashë, as hollë, në mënyrë që të arrijmë një kombinim të mirë.

Lindja e një fëmije nuk duhet të ndryshojë gjërat që mund të keni bërë më parë, por duhet të organizoni ditën, sepse ajo që kërkon fëmija juaj është rehat dhe siguri. Në qoftë se ju do të bëni një shëtitje të shkurtër, këshillohet të merrni me vete për fëmijën tuaj:

2 pampersa

1 krem kundër skuqjeve

1 tuta me susta prej pambuku

1 peshqir

1 biberon për të pirë ujin

Dhe lojën e tij të preferuar

Në qoftë se do të bëni një udhëtim më të gjatë, atëherë duhet të dyfishoni numrin e veshjeve.


Publikuar: 27.08.2008 05:41:34
Lexuar: 63 herė
Fjalėt kyēe: Pėr, bebin, tim,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
15 mėnyra pėr tė jetuar mė gjatė 15 mėnyra pėr tė jetuar mė gjatė
Sa jeni tė kėnaqur nga jeta?Test Sa jeni tė kėnaqur nga jeta?Test
Gjestet flasin pėr ndjenjat dhe mendimet e meshkujve Gjestet flasin pėr ndjenjat dhe mendimet e meshkujve
10 sjelljet qė vrasin pasionin 10 sjelljet qė vrasin pasionin
Shtatzėnitė e padėshirueshme, 70% e grave fajėsojnė burrat Shtatzėnitė e padėshirueshme, 70% e grave fajėsojnė burrat
Flisni me tė panjohurit Flisni me tė panjohurit
Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku
Jeta  nis edhe tridhjetė vjeē Jeta nis edhe tridhjetė vjeē
A ekziston gruaja perfekte? A ekziston gruaja perfekte?
Bashkėshortėt tanė i ngjajnė mamit ose babit Bashkėshortėt tanė i ngjajnė mamit ose babit
Google Yahoo MSN