Agresioni i Rusisė nuk ėshtė vetėm kėrcėnim ndaj njė vendi tė vogėl demokratik nė cepin e Evropės; ėshtė njė sfidė pėr rendin politik dhe vlerat nė zemėr tė kėtij kontinenti. Pėr mė shumė se 60 vjet, qė prej Luftės sė Dytė Botėrore, Luftės sė Ftohtė dhe ndėrhyrjes nė ish-Jugosllavi, Shtetet e Bashkuara kanė promovuar dhe luftuar krijimin e njė Evrope tė tėrėsishme, tė lirė dhe paqėsore.
Dhe, pikërisht kjo konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha strategjike të shekullit të 20-të, transformimi gradual i kontinentit, dikur skenë e luftërave më të dhunshme dhe më shkatërruese, në një oazë paqeje dhe prosperiteti, ku kufijtë janë të hapur dhe të pakontestueshëm, ndërkaq agresioni i pamundur.
Invazioni i Rusisë në Gjeorgji pasqyron sfidën më serioze mbi këtë rend politik që prej kohës kur Sllobodan Millosheviçi çliroi demonët e nacionalizmit etnik në Ballkan. Ajo që po ndodh sot në Gjeorgji, nuk është thjesht vetëm një konflikt territorial, por është një betejë mbi një vijë të re ndarëse përgjatë Evropës, midis vendeve që janë të lira për të vendosur fatin e tyre dhe vendeve që u nënshtrohen orbitës autokratike të Kremlinit. Ekzistojnë dëshmi shqetësuese që flasin se Rusia është duke e përgatitur terrenin për të shfrytëzuar argumentet e njëjta si në Gjeorgji edhe në vendet tjera në fqinjësi të saj, veçanërisht në Krimea të Ukrainës.
Prioriteti i parë për Amerikën dhe Evropën duhet të jetë parandalimi i përmbushjes së objektivave strategjike të Kremlinit në Gjeorgji. Përveç ndihmave humanitare dhe atyre ushtarake dhe një plani të përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për rindërtimin e Gjeorgjisë, përgjigjja e Perëndimit ndaj invazionit rus duhet të përfshijë edhe veprime konkrete rajonale për t'i siguruar fqinjët e shqetësuar të Rusisë. Kjo nënkupton një jetë të re për NATO-n si aleancë ushtarake dhe jo vetëm si një aleancë politike, ringjalljen e planeve emergjente për mbrojtjen e të gjitha vendeve anëtare nga sulmet konvencionale dhe ato jokonvencionale.
Dhe, së fundi, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë nevojë për një aleancë të re transatlantike të energjisë. Në vitet e fundit, Rusia ka shfrytëzuar me shumë gatishmëri naftën dhe gazin si një lloj arme, duke u përpjekur të konsolidojë kontrollin mbi korridoret strategjike të energjisë për Perëndimin. Me punën e përbashkët, një aleancë e këtillë mund të dëmtojë konceptet e këtilla dhe të zbusë varësinë e Perëndimit nga nafta e huaj. Edhe pse aktualisht është e shpërlarë me pasuri nga nafta, elita politike e Rusisë vazhdon të mbetet kleptokrate dhe agresioni i saj në fakt më shumë pasqyron dobësinë e saj dhe jo fuqinë. Invazioni në Gjeorgji e ka bërë të qartë se për dallim nga Bashkimi Sovjetik, Rusia e sotme ka pak aleatë me vlera strategjike.
Në fund, një Rusi, e cila synon të definojë madhështinë e saj në kuptimin e sferave të ndikimit dhe të imponojë besnikëri të verbër ndaj Moskës, do të dështojë, duke varfëruar edhe më shumë banorët e saj në këtë proces. Çështja është sa kohë e gjatë do të kalojë derisa liderët e Rusisë e rizbulojnë këtë mësim nga vetë historia e tyre.
*Autorët janë Lindsay Graham, senator republikan, dhe Joe Lieberman, senator demokrat