E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > “Mirushin” nuk e shpėton dot Mirushi
“Mirushin” nuk e shpėton dot Mirushi
“Mirushin” nuk e shpėton dot Mirushi
“Mirushi” e ka mbushur plot sallėn e kinemasė “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės, pėr tė cilin erdhėn enkas edhe shumė spektatorė shqiptarė nga Maqedonia. Ky publik ėshtė treguar i ndjeshėm sidomos ndaj lojės sė aktorit 17-vjeēar Nazif Muharremi, nė rolin e Mirushit.

Filmi i regjisorit norvegjez Marius Holst trajton një temë të rëndë të realitetit shqiptaro-maqedon, por që përgjithëson fatin e shumë shqiptarëve rrugëve të mërgimit, të cilët nisen nga ëndrrat për të bërë realitet një jetë më të mirë, por që rrugës pësojnë aksidente shpirtërore, të rënda madje, aq sa të kthehen në makina krimi që i shfytyron si njerëz.

Drama që trajton skenari i filmit e shpie një vogëlush nga Kosova deri në Norvegji në kërkim të të atit, i cili realisht pasi ka ikur në mërgim e ka braktisur fare familjen. Mirushi e gjen veten në një rreth personazhesh dikensianë si të “Oliver Tuisti”. Marius Holst i ka mëshuar anës më të zezë e më të pashpirt të këtij realiteti aq sa t’i prishë ekuilibrin “Mirushit”, duke krijuar kontrast të personazhit kryesor me këtë ferr të realitetit të jetës në mërgim. Filmi hedh me dozë të tepruar një mjegullë të errët mbi reputacionin e shqiptareve në botën e lirë, ku sipas skenarit, kontigjente të krimit të organizuar merren me tregje të pista e vrasin e presin lirshëm, pa rënë në sy të mekanizmave të një prej shteteve më të organizuar të kontinentit evropian.

Filmi është një galeri e tërë personazhesh ku të gjithë dalin të ligj nga konfliktet e shpalosura. Edhe Mirushi, pavarësisht mospajtimit me ndërgjegjen e vet, realisht mbetet peng i atij realiteti që iu stampua me hekur të skuqur në lëkurën fëminore, saqë ai kur kthen i falur nga zemërgjerësia (edhe ky një element artificial, ashtu si konflikti i ngjizur artificialisht me orën “Rolex”) e një banditi gjakftohtë, ka kaq shumë mbingarkesa në shpirt sa spektatorit i duket sikur ai mbart me vete urnën e shpirtit të tij të shkrumbosur. Mirushi në kthim ka humbur gjithçka…Në finale të filmit spektatorit i duket vetja sikur ndodhet në një trysni reje të zezë që është dhe fati i keq i emigrantit… Duartrokitjet e shumta për lojën aktoriale nuk mund ta hiqnin përnjëherë shijen e rëndë të atmosferës që sillte ky film në ekran.

Është vlerësuar shumë 17-vjeçari Nazif Muharremi për interpretimin fin, duke u cilësuar një talent që me intuitë ka ditur të thyejë kufijtë mes aktorëve profesionistë dhe amatorë. Asnjë gjest i vogël, nuk u vu re në lojën e Muharremit për të na dhënë të kuptojmë se është fillestar. Ai është nxënës në vitin e tretë të një shkolle të mesme biznesi në Shkup dhe shpreson që në të ardhmen të vazhdojë karrierën në kinema. Megjithatë, talenti i Mirushit nuk mund të shpëtojë gjithë “Mirushin”.



Publikuar: 28.08.2008 02:38:35
Lexuar: 47 herė
Fjalėt kyēe: Mirushin, shpėton, Durrės,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Librat e Budės Librat e Budės
Tė moshuarit interpretojnė muzikė nė Hendersonvill Tė moshuarit interpretojnė muzikė nė Hendersonvill
Lufta e Ēarli Uillsonit: Si u shpėrblye puna e kongresmenit Lufta e Ēarli Uillsonit: Si u shpėrblye puna e kongresmenit
Shkodra pėrkujton 50-vjetorin e Shkodra pėrkujton 50-vjetorin e "Mrikės"
I quajnė punė kalamajsh I quajnė punė kalamajsh
Sezoni veror, qėndron e hapur vetėm Galeria e Arteve Sezoni veror, qėndron e hapur vetėm Galeria e Arteve
Artistėt shqiptarė e serbė thyejnė kufijtė e politikės Artistėt shqiptarė e serbė thyejnė kufijtė e politikės
Szymborska dhe panairet Szymborska dhe panairet
Blushi shet 30.000 kopje tė romanit tė tij Blushi shet 30.000 kopje tė romanit tė tij
Damjani nė oborrin e Sulltanit Damjani nė oborrin e Sulltanit
Google Yahoo MSN