Kampioni i Rusisё, Zenit St Petersburg, edhe njёherё i ka dėshmuar kualitet e veta, duke e mposhtur kampionin e Premierligёs, Manchester United, me rezultat 2-1, dhe duke fituar kėshtu Superkupёn e Evropёs.
Zenit zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme, dhe tregoi se mund të përballet me gjigantët e Evropës. Derisa vitin e kaluar mposhti Bayernin, Zenit, fitues i Kupës UEFA, kësaj here mposhti Manchester Unitedin, fituesin e Ligës së Kampionëve, në luftë për trofeun e Superkupës.
Djajtë e kuq nuk ishin në nivelin e sezonit të kaluar, ku sërish u vërejt mungesa e Cristiano Ronaldos.
Gjatë ndeshjes së luajtur në Monako, pati dy pjesë tërrësisht të ndryshme. E para kaloi me një lojë të kujdesshme dhe me pak raste, derisa goli i parë erdhi në mintat e fundit të kësaj pjese nga Pogrebnyak (44).
Goli i pjesës së parë solli një futboll më interesant në pjesën e dytë, gjatë të cilës pjesë në fushë u paraqit edhe ylli Andrei Arshavin. Manchester përpiqej të barazonte, por Zenit pati iniciativën si dhe më shumë raste, që rezultoi edhe me një gol tjetër. Rezultatin e dyfishoi ylli i ri i Zenit, Danny Alves (59).
E gjithë çfarë mundi të bënte Manchesteri ishte ngushtimi i rezultatit në 2-1, gol të cilin e shënoi mbrojtësi serb, Nemanja Vidic (73).