Udinese i ka fituar pikėt e para nga ndeshja e parė e sezonit tė ri 2008/2009 nė Serie duke shėnuar fitore komode kundėr Palermos.
Në Stadio Friuli u shënua fillimi i sezonit të ri në Kampionatin italian, ndeshje e cila u takoi lojtarëve me fanellat bardhezi nga fillimi deri në fund.
Njeriu i ndeshjes, Antonio di Natale, paralajmëroi një sezon të shkëlqyer duke shënuar dy herë në pjesën e parë (9 dhe 34) me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola. Njëherë lojtari i Palermos Bresciano ngushtoi epërsinë (69) e nikoqirëve, ndërsa në minutën 70 Inler i dha fund shpresave të Palermos duke shënuar rezultatin përfundimtar 3-1.