Ekspertė tė ēėshtjeve ekonomike besojnė se kriza tepėr e rėndė ekonomike qė ka pėrfshirė SHBA do tė vazhdojė tė paktėn deri nė mesin e vitit 2009.
Charlie Keri, drejtor i qendrës Policy Corporate në Uashington, gjatë një bisede me kanalin televiziv PressTV, duke folur mbi krizën e thellë ekonomike në SHBA deklaroi se paqartësitë në lidhje me të ardhmen e çmimit të naftës dhe kriza e çmimit të shtëpive në Amerikë, janë dy faktorë shkatërrimtarë në ekonominë amerikane.
Ndërsa Lari Bridvel, profesor universiteti, është i mendimit se nuk pritet që problemet e rënda ekonomike të SHBA të zgjidhen në një afat të shkurtër.