E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Bankat, interesi i kredive sa dyfishi i depozitave
Bankat, interesi i kredive sa dyfishi i depozitave
Bankat, interesi i kredive sa dyfishi i depozitave
Interesat e kredive nė lekė vazhdojnė qė tė jenė nė nivele tė larta duke bėrė qė kėrkesa pėr monedhėn vendėse tė jetė e ulėt Tė gjitha interesat pėr kredinė nė lekė janė mbi 10 pėr qind, interesa sa dyfishi i depozitave

Interesi i kredive në lekë mbetet tepër i lartë dhe kjo është një nga arsyet e braktisjes së kredisë në lekë nga ana e klientëve. Sipas Bankës së Shqipërisë interesi për kredinë 12 mujore në lekë rezulton 11.5 për qind duke qenë sa dyfishi i interesit të depozitave. Për kreditë që kanë një afat të shkurtër prej 6 muaj interesat për kredinë në lekë shkojnë deri në 14 për qind. Një nga arsyet për një nivel kaq të lartë të interesave të kredive mbetet edhe borxhi qeveritar. Bankat e kanë të lehtë që të investojnë fondet e tyre në letra me vlerë që kanë një interes vjetor prej 8.2 për qind. Realisht ky është edhe interesi nga i cili mund te fillojnë interesat e kredive në lekë, pasi një pjesë e mirë e fondeve mund të investohen në këto letra me vlerë.

Kredia e keqe

Nga portofoli i kredisë së bankave të nivelit të dytë që në 6 mujorin e parë të vitit llogaritet në 2.8 miliardë euro, rreth 252 milionë euro llogaritet që të jetë kredi me probleme. Raporti vjen nga ana e bankës së Shqipërisë që llogarit se një pjesë prej 50 milionë eurosh është kredi e humbur ose të dyshimta. Ndërsa 200 milionë euro të tjera janë hua në ndjekje dhe nënstandarde. Në këto kategori përfshihen të gjitha ato kredi që paraqesin vonesa në afate të ndryshme kohore.

Edhe pse shifrat e asaj që quhet kredi e keqe, mbeten të ulëta në raport me portofolin e sistemit bankar, alarmi për një risk shtesë të kreditit është në rritje.

Problemet në rritje

Sipas specialistëve të bankave një nga problemet më të mëdha të kredisë mbetet mosha e re e saj dhe këto shifra për moskthim mund të përkeqësohen në një kohë të shkurtër. Pjesa më e madhe e kredive të dhëna, fillojnë që nga fundi i vitit 2005 e në vazhdim dhe kapaciteti pagues i klientëve të bankave mbetet ende i pavlerësuar. Nga kredia në ndjekje, ose me probleme, që në total shkon në 252 milionë euro, rreth 50 milionë dollarë janë kredi e keqe ose ajo që nuk mund të mblidhet më nga ana e bankave.

Por veç kredive, tashmë të klasifikuara si me probleme, Banka e Shqipërisë ngre edhe një problem tjetër, që ka të bëjë më informacionin jo të plotë që jepet në ketë drejtim nga ana e bankave të nivelit të dytë, duke fshehur në një pjesë të konsiderueshme riskun që mund të vijë nga ky aktivitet. Ka qenë vetë kreu i BSH-së, Fullani, që ka bërë të ditur se megjithëse statistikat tregojnë se ende përqindjet e kredive të këqija janë të ulëta, përsëri është e domosdoshme një lloj prudence në këtë drejtim. "Të gjithë e dimë se metodat e klasifikimit dhe riklasifikimit, mund të jenë një instrument në duart e bankave për të fshehur realitetin. Hyrja e grupeve të mëdha bankare, ka rritur presionet tek operatorët e tjerë për më shumë përpjekje në drejtim të zënies së tregut.

Shpeshherë kjo bëhet në dëm të cilësisë së portofolit. Po kështu, të mos harrojmë se edhe bilancet e kompanive nuk janë të sinqerta, duke shtuar një problem më shumë në këtë drejtim. Në përfundim, do të thosha se edhe zhvillimet aktuale në tregun e pasurive të paluajtshme kanë një potencial negativ në këtë drejtim. Rritja e madhe e çmimeve, në kushtet kur pasuritë e paluajtshme përbëjnë rreth 80 për qind të kolateralit, mbart një potencial negativ në rast të materializimit të rënies së menjëhershme të çmimeve në tregun e aseteve fikse",- ka sqaruar Fullani në një nga raportimet e tij të bëra në publik.



Publikuar: 01.09.2008 05:20:58
Lexuar: 43 herė
Fjalėt kyēe: Bankat, interesi, kredive, dyfishi, depozitave,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Inflacion rekord nė zonėn e Euros - Pritet ngritje e pėrqindjes sė interesit Inflacion rekord nė zonėn e Euros - Pritet ngritje e pėrqindjes sė interesit
Rritja e ēmimit tė naftės, paralizohen linjat ajrore Rritja e ēmimit tė naftės, paralizohen linjat ajrore
Nė 2009 kreditė dhe huat do tė kushtojnė mė lirė Nė 2009 kreditė dhe huat do tė kushtojnė mė lirė
Fund i grindjes mbi privatizimin e Hekurudhave Gjermane? Fund i grindjes mbi privatizimin e Hekurudhave Gjermane?
Toyota zvogėloi parashikimet pėr profit Toyota zvogėloi parashikimet pėr profit
Raport: Shumica e vendeve tė SEE kanė ekonomi tė lira nė njė farė mase Raport: Shumica e vendeve tė SEE kanė ekonomi tė lira nė njė farė mase
Dukat investon 6 milion euro nė Maqedoni Dukat investon 6 milion euro nė Maqedoni
Spekulimet nė tregje shkaqet kryesore pėr rritjen e ēmimeve Spekulimet nė tregje shkaqet kryesore pėr rritjen e ēmimeve
Rėnie drastike nė berzėn maqedone Rėnie drastike nė berzėn maqedone
Xhorxh Soros: Ēmimet e naftės janė spekulative Xhorxh Soros: Ēmimet e naftės janė spekulative
Google Yahoo MSN