Energjia dhe ndryshimet klimatike ishin temat pėr tė cilat diskutuan pjesėmarrėsit nė ditėn e dytė tė Forumi strategjik qė po zhvillohet nė Bled tė Sllovenisė.
Çmimi në rritje i naftës dhe gazit si dhe varësia gjithnjë e më e madhe e vendeve të Europës nga importi i tyre ka qenë një nga shqetësimet e pjesëmarrësve në Konferencë, tha ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi që përfaqëson Maqedoninë në këtë konferencë.
Kam diskutuar në lidhje me stabilitetin energjetik të Europës jug-lindore, normalisht duke i shtruar prioritetet e Maqedonisë në kuadër të rajonit dhe atë në rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike si dhe rritjen e efikasitetit të shërbimit të resurseve energjetike, tha ministr i Ekonomisë Fatmir Besimi.
Ai në Bled ka zhvilluar takime dypalëshe me homologët e tij nga Sllovenia, Mali i zi dhe Katari si vend që kryeson në ekportin e gazit natyror.
Kemi shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe të investimeve të mundshme në Maqedoni. Karakteristik ishte takimi me ministrin nga Katari si vend i cili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror dhe normalisht një vend i cili ka fonde të lira dhe interes për të investuar në Europë, theksoi Besimi.
Në Forumin e Bledit i pashmangshëm ishte edhe diskutimi i situatës në Gjeorgji pas krizës me Rusinë. Në qendër të diskutimit ishte mundësia rrezikimit të korridorit ndërkombëtar energjetik që kalon nëpër Gjeorgji.
Naim Vrenezi