E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Halucinantėt e pushtetit…
Halucinantėt e pushtetit…
Halucinantėt e pushtetit…
Sa herė afrojnė zgjedhjet elektorale, vjen koha e shfaqjes tek disa njerėz e sėmundjeve ciklike tė pushtetit. Ato shfaqen nė kohėn e ndryshimit tė ekuilibrit politik dhe personal, i cili pėrgjithėsisht ėshtė nė vartėsi jo tė ekuilibrit tė tyre tė brendshėm, njerėzor, por nė vartėsi me “rotacionet e pushtetit”. Kėtė situatė halucinante tė kėtij grupi social e determinon mekanizmi me tė cilėn ėshtė ndėrtuar dhe funksionon politika shqiptare e tė gjithė krahėve.

Kjo sëmundje është e hapur dhe virulente sidomos tek njerëzit, partia e të cilëve është në opozitë…

Opozita është terren i mirë për të testuar format, intensitetin dhe karakterin komik të kësaj sëmundjeje sociale, nga e cila vuajnë halucinantët e saj. Një sëmundje dikotomikisht e barabartë, pa dallime formale apo esenciale midis njerëzve të PD-së dhe PS-së. Ajo mban në lëvizje frenetike, nervoze dhe gjendje kaotike këtë kategori njerëzish, që e mendojnë veten, në çdo rast, të lidhur në simbiozë me pushtetin. Në periudhën kur partia e tyre është në opozitë, ata e kalojnë të gjithë kohën me ëndrra e halucinacione pushteti, duke bërë llogari e kombinatorika eterike për postin që humbën, dhe për atë që duhet të fitojnë në të ardhmen.

Nëse do të bëjmë një analizë psiko-sociale të kësaj dukurie dhe bartësve të saj, do të duhet diagramën e periudhës së “sëmundjes së pushtetit”, ta ndajmë në segmentin “dykohësh” të opozitës, dhe të përjetimeve që ata ndjejnë kur ata bien nga pushteti, dhe kur përgatiten të kalojnë drejt pushtetit... Sepse edhe reagimi i halucinantëve të pushtetit nuk është konstant. Metamorfoza e njerëzve të sëmurë nga “sindroma e pushtetit” është interesante. Një dialektikë të çuditshme përjetimesh, ndjenjash, emocionesh të çuditshme.

Por në mënyrë intensive ato shfaqen në vitin e parë të rënies nga pushteti dhe në vitin e fundit paraelektoral, siç jemi tani... Ata janë një grup njerëzish të njohur, të identifikuar për “sëmundjen e pushtetit” përtej çdo norme, madje të paparashikuar edhe nga Niçja, që e konsideronte të tërë qenien njerëzore një etje dhe vullnet për pushtet. Këta tipa jo se kanë vlera apo merita të veçanta, por zotërojnë mekanizmin e të gjendurit gjithnjë aty, afër pushtetit, në kohën e duhur. Janë grupe njerëzish të njohur në partitë e tyre, ngaqë kanë vetëm një “kurbë” të përcaktuar: të “hipin dhe zbresin” pambarimisht nga pushteti. Janë njerëz që duan të jenë të stratifikuar në nivele të ndryshme pushteti, ku secili synon “vendin e tij”.

Këta tipa absurdë, jetojnë vetëm për misionin dhe destinacionin e tyre të sëmurë në raport me pushtetin... Koha ka ndryshuar, por nuk ndryshojnë halucinantët e pushtetit, të cilët e mendojnë se kanë “merita politike” të veçanta, për të qenë në çdo kohë “elitë pushteti”, pavarësisht “formalitetit të meritokracisë” në kuptimin modern dhe polivalent të termit…që edhe pse shumicës prej tyre i mungon, nuk i pengon që të përgatiten për të qenë në pushtet, mbi njerëzit e dijes, suksesit, kreacionit, rezultatit. Ata e dinë mirë se pa pushtet, nuk mund të plotësohen dëshirat e halucinantëve për poste, të cilat krijojnë pastaj atë distancë që sjell servilizëm, besnikëri të verbër, privilegje dhe natyrisht... para. Këtu është baza e sëmundjes së sotme, në qendër të së cilës është pushteti i ardhshëm…



Publikuar: 02.09.2008 04:30:47
Lexuar: 30 herė
Fjalėt kyēe: Halucinantėt, pushtetit,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Diplomacia shqiptare dhe tryeza maqedonase Diplomacia shqiptare dhe tryeza maqedonase
Identiteti mbi dallimet Identiteti mbi dallimet
Kadare: Shqiptarėt janė popull me fat Kadare: Shqiptarėt janė popull me fat
Goditja e tretė pėr Maqedoninė Goditja e tretė pėr Maqedoninė
Status quo-ja e re – rrezik pėr tė ardhmen e vendit Status quo-ja e re – rrezik pėr tė ardhmen e vendit
Mėsim gjeografie nga njė student Mėsim gjeografie nga njė student
Arsimi dhe kėputja e brezave Arsimi dhe kėputja e brezave
Gara pėrfundoi, Obama vėshtron pėrpara Gara pėrfundoi, Obama vėshtron pėrpara
Menēuri apo sanēopanēizėm?! Menēuri apo sanēopanēizėm?!
Reciprocitet deri nė vetėvendosje Reciprocitet deri nė vetėvendosje
Google Yahoo MSN