E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Mbretėria nė korridor
Mbretėria nė korridor
Mbretėria nė korridor
E gjelbra e karrigeve dikur ka qenė mė e ndezur, tryeza e rrumbullaktė me tri kėmbė shkėlqente, ndėrsa kaloshina nė kėnd lėkundej papushim sipas tekave tė princit tė vogėl. Gjithēka mbretėrore deri nė detaj.

Me rastin e 80-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare (1 shtator 1928), në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u hap një ekspozitë me fotografi dhe objekte të përdorura nga Mbreti Zog I dhe familja e tij, jo vetëm gjatë viteve të mbretërimit në Shqipëri, por edhe në emigrim.

Në hollin ku sundon ngjyra vishnje e kadifenjtë është përmbledhur thjeshtësisht jeta e një mbreti. Që nga veprimtaria politike, diplomatike, tek ajo familjare, nga ku janë shkëputur skena të momenteve çlodhëse me bashkëshorten dhe djalin e tij, Lekën, por edhe objekte që i përkisnin jetës së tyre të përditshme. Disa prej tyre ekspozohen për herë të parë, ndërsa të tjera janë bërë pjesë e Muzeut Kombëtar, apo kanë zënë vend në faqet e shtypit të përditshëm.

Sapo hyn në muze, të zë syri fronin mbretëror me këmbët e praruara, e mbi të stema e mbretërisë. Aty dikur qëndronte sovrani, por sot ai është i zbrazët, i rrethuar nga kureshtarë që e shohin si diçka të rrallë.

I pasur është fondi fotografik i cili nis që nga paraardhësit, për të vijuar me fëmijërinë e Ahmet Zogut, kohën kur ai ishte student, pastaj në ushtri, për të vijuar me aktivitetin politik. Një kënd të veçantë zë martesa me Geraldinën, më 27 prill të vitit 1938, ku janë shkëputur momente të tilla si zbritja nga makina, nënshkrimi i dokumentit martesor, etj.

Më tej fotot marrin gjithnjë e më tepër karakter familjar. Mbreti, tashmë i zhveshur nga uniforma ushtarake, gjithnjë elegant, në kostum e gravatë pozon me të birin dhe bashkëshorten teksa pushojnë në sallon, apo ndërsa i tregon princit një libër nga biblioteka e pasur. Pas vdekjes së Zogut I, i cili pasqyrohet gjithashtu në foto, hapësirën më të madhe e zë i biri, Leka.

Edhe më interesante paraqiten objektet, më tepër për faktin që ato janë përdorur prej mbretit. Pjesa më e madhe e koleksionit përbëhet nga armët e tij, armë të ftohta e zjarri. Përkundër armëve të ftohta, që Mbretëresha Geraldinë ia ka dhuruar Muzeut Historik Kombëtar, si një shpatë me dorezë, mbi të cilën kanë nisur të shihen shenjat e ndryshkut, apo shpatave të fshehura nën bastun, në një vitrinë më vete ekspozohet një komplet armësh me vlera të rralla. Një revolver, një thikë në mill, një brez… Të gjitha të punuara me mjeshtëri të rrallë, të gdhendura me motive floreale, tepër fine, që tregonin për sërën e personit që i ka mbajtur. Në një tjetër vitrinë ekspozohen të tjera objekte.

Një set prej 6 çibukësh, një tavëll duhani, vula e familjes, një frutierë argjendi e të tjera objekte zbukurimi. Ca më tej ca orendi, në dukje të zakonshme, por ka mundësi të kenë qenë pjesë e mbrëmjeve e takimeve mbretërore, 80 vjet më parë. Bëhet fjalë për një komplet gotash me fron dhe filxhanë çaji me çajnik, mbi të cilën është gdhendur vula mbretërore, shqiponja dykrenare dhe përkrenarja e Skënderbeut. Kompleti i gotave etiketohen “Servis vere me stemën mbretërore, dhuruar nga princesha Adile, terziut (rrobaqepësit) të Oborrit Mbretëror Shukri Kërçuku”. Në një tjetër kënd është zhvendosur një copëz shtëpie. Ka më së shumti pamjen e një studioje.

Një tavolinë e vogël rrethore, karrike, një bibliotekë e vogël, ku renditen me kujdes volume të tëra enciklopedish, ca mbajtëse me këmbë të përdredhura, ku janë vendosur albumet e familjes, apo ndonjë statujë në bronz dhe në një kënd një kalë i drunjtë me këmbë të harkuara, për të përkundur fëmijët e vegjël. Nuk mungon edhe një sergjen e një gjym uji prej bronzi. Sigurisht kësaj panorame të përgjithshme nuk mund t’i mungojnë ca dorëshkrime, apo libra përshtypjesh, ku personalitete të kohës, shqiptarë e të huaj kanë lënë mbresat e tyre për “Lartmadhninë e Tij”, e të tjera dokumente personale, apo të lëshuara gjatë kohës së mbretërisë.

Por fatkeqësisht janë nën pllakat e xhamta dhe nuk mund t’i shfletosh për të kuptuar diçka më shumë për kohën, apo situatat në të cilat mbreti ka vënë firmën. Ndërsa në një ekran shfaqet jeta e mbretit Zog e pretendentit të fronit. Kjo copë mbretërie ka pasur këto ditë vizitorë të shumtë, të cilët shikojnë me vëmendje fotografitë, lexojnë etiketat e datimet e secilës dhe kundrojnë objektet e përdorura nga Mbreti “i rënë” nga froni.



Publikuar: 03.09.2008 01:25:15
Lexuar: 29 herė
Fjalėt kyēe: Mbretėria, korridor,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Mėsonjėtorja e parė shqipe e Myzeqesė Mėsonjėtorja e parė shqipe e Myzeqesė
Pas njė prove... nė Teatrin Kombėtar Pas njė prove... nė Teatrin Kombėtar
Kėrshėri tė vyera historike Kėrshėri tė vyera historike
Shqipėri: 18 prill promovim i trashėgimisė kulturore Shqipėri: 18 prill promovim i trashėgimisė kulturore
Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė
“Ohrid fest” shėnon 15 vjetorin “Ohrid fest” shėnon 15 vjetorin
"Antigona", paralele tragjedish nė Durrės
Antropologji me qira Antropologji me qira
Vonohet premiera e filmit Vonohet premiera e filmit "Shkaba"
Presin ende emra tė mėdhenj Presin ende emra tė mėdhenj
Google Yahoo MSN