E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Cila ėshtė paga e dinjitetshme?
Cila ėshtė paga e dinjitetshme?
Cila ėshtė paga e dinjitetshme?
Pėr ta vėrtetuar se sa ėshtė vėshtirė sot tė jesh arsimtar, provoni (ju zyrtarė e qeveritarė) qė t’i kufizoni harxhimet tuaja mujore (llogaritni edhe obligimet ndaj shtetit) me pagėn mujore tė njė arsimtari, prej rreth 200 eurove (madje edhe mė pak).

Kur të keni jetuar vetëm një muaj si arsimtar, atëherë vërtetë do të bindeni se sa është vështirë sot të jesh arsimtar.

Nxënës e arsimtarë para 3 ditësh ua kanë mësyrë shkollave për ta filluar edhe një vit shkollor. Të parët nuk e kanë brengën nëse do të kenë libra, fletore e mjete të tjera mësimore, ndërsa të dytët këtë vit shkollor e presin me brengën e njëjtë-pagën e tyre. Për shumë kohë është biseduar se sivjet arsimtarët do të kenë rroga më të larta, sivjet do të ketë përmirësime të qenësishme në të ardhurat e tyre, madje një prej zyrtarëve të arsimit, ndër të tjera, ka thënë se, pagat e arsimtarëve për vitin shkollor 2008-09 do të jenë të dinjitetshme. Një lajm i tillë gjithsesi është mirëpritur nga ana e arsimtarëve kudo në Kosovë. Por, se cila do të jetë ajo pagë e cila do t’i mundësojë arsimtarit një jetë të dinjitetshme, deri sot, kur fillon viti i ri shkollor, nuk arritëm ta dimë. Ndoshta është kjo hera e parë që arsimtari ia fillon një viti pa mendimin nëse do të bëjë grevë apo jo. Kjo të paktën duket kështu nga premtimi i dhënë nga drejtuesit e arsimit në Kosovë. Por, përderisa arsimtari sot, në ditën e parë të punës së tij në vitin e ri shkollor, nuk e di se sa do të jetë paga e tij në fund të muajit, atëherë gjithsesi e “detyron” atë të mendojë edhe për një hap të tillë.

Është thënë jo një herë se, arsimtarët do të kenë paga të dinjitetshme, por asnjëherë nuk është përmendur se cila është vlera e asaj page të dinjitetshme. Konsideroj se pagë e dinjitetshme është ajo pagë e cila e detyron arsimtarin që të mos mendojë asnjëherë për bukën e gojës, pagë e cila i siguron atij jetë pa brenga, pagë e cila do ta largojë atë nga rrethi i të varfërve, pagë e cila i mundëson atij t’i kryejë të gjitha obligimet e tij ndaj shtetit, pagë me të cilën ai do të arrinte t’i shkollonte fëmijët e tij në cilindo nivel shkollor.

Arsimtari në Kosovë ka sakrifikuar jo pak nga vetja e tij. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të tregojë sakrificat që i ka bërë arsimtari kosovar viteve të fundit, por qëllimi është që arsimtari i sotëm ta kërkojë hisen e tij që i takon, atë hise e cila i është mohuar për një kohë të gjatë. Për shumë kohë arsimtarët qëndruan në heshtje, pasi prioritet, jo vetëm i tyre, ishte ndërtimi i shtetit, gjë e cila tashmë është kryer. Shumë herë është thënë se investimi në arsim është investim i së ardhmes, por deri më tash ky investim duket se nuk është bërë, hiq investimet e bëra në infrastrukturë, e cila, për fat të keq, mungon edhe sot nëpër shumë shkolla anekënd vendit. Se sa është i rëndësishëm investimi në arsim mund të vërtetoheni në shembujt e shumë shteteve kudo nëpër Evropë e botë, të cilat derdhin mjete të shumta për arsimin, pasi investimi në arsim sjell ngritje të
nivelit ekonomik e shoqëror.

Për ta vërtetuar se sa është vështirë sot të jesh arsimtar, provoni (ju zyrtarë e qeveritarë) që t’i kufizoni harxhimet tuaja mujore (llogaritni edhe obligimet ndaj shtetit) me pagën mujore të një arsimtari, prej rreth 200 eurove (madje edhe më pak). Kur të keni jetuar vetëm një muaj si arsimtar, atëherë vërtetë do të bindeni se sa është vështirë sot të jesh arsimtar.

Argumenti, ndoshta më i fuqishëm, që do të ndikonte në rritjen e pagës së arsimtarit janë edhe rezultatet e testeve kombëtare dhe të maturës për nxënësit e shkollave në dy nivelet e arsimit. Ndonëse arsimtarët janë deklaruar se, edhe përkundër pagave të vogla, do të punojnë me ndershmëri, kjo të paktën nuk rezulton edhe me suksesin e nxënësve, ku këta të fundit, gjithsesi, kanë një hise të madhe të fajit për mossuksesin e tyre.

Më poshtë po i parashtroj pesë pyetje dhe kur këto pyetje, të gjitha së bashku, të kenë përgjigje pozitive, atëherë mund të thuhet se arsimtari ka pagë të dinjitetshme.

1. Cili arsimtar me pagën e tij mund t’i kalojë pushimet e verës në det?
2. Cili arsimtar me pagën e tij mund ta shkollojë një fëmijë në ndonjë institucion privat shkollor?
3. Cili arsimtar me pagën e tij mund ta shkollojë një student?
4. Cili arsimtar me pagën e tij mund t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj shtetit?
5. Cili arsimtar me pagën e tij mund të ndërtojë sot shtëpi apo të blejë banesë?

Bekim Aliu

(Autori është profesor në Prishtinë)


Publikuar: 03.09.2008 10:12:04
Lexuar: 35 herė
Fjalėt kyēe: Paga, dinjitetshme,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Kriza e rinisė Kriza e rinisė
Bukuresht mon amur Bukuresht mon amur
Pėrgjigjet e vakėta ndaj Ballkanit Pėrgjigjet e vakėta ndaj Ballkanit
Qeverisja e mirė si zhvillim Qeverisja e mirė si zhvillim
Limitet ndaj femrave dhe Limitet ndaj femrave dhe "Zonja e celikte" e Italise
"E-Qeverisja", hap tjetėr drejt qeverisjes sė mirė dhe efektive nė Kosovė
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet hiq Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet hiq
Fund pluralizmit fals… Fund pluralizmit fals…
Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia? Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia?
Underground politika Underground politika
Google Yahoo MSN