Edhe 2.000 bileta do tё lėshohen nё shitje nga organizatorёt, pёr koncertin e mbretёreshёs sё muzikės pop, Madonna, qё do tё zhvillohet mё 25 shtator nё qytetin bregdetar tё Malit tё Zi, Budva.
Arsyeja e rritjes së këtij numri është interesimi i madh për këtë koncert. Zona gold fan, e cila gjendet menjëherë përballë skenës, në vend që të marrë 5.500 adhurues, do të pranojë 7.500, ndërsa çmimi i biletës për këtë pjesë do të kushtojë 75 euro.
8.000 biletat e parapara për dy zona të hapësirës së koncertit (fan pit dhe VIP), tashmë janë shitur. Në hapësirën Madona city, siç quhet zona VIP me hapësirë të klimatizuar, ushqim dhe pije, në vend të 2.500, do të vendosen 4.500 njerëz, ndërsa çmimi do të jetë 200 euro.
Numri i përgjithshëm i biletave që do të shtypen pritet të shkojë në 70 mijë, ndërsa deri më tani - tre javë para koncertit - janë shitur gjysma e tyre, 35 mijë bileta.
Madonna villë në Budva
Këngëtares Madonna, i është dhenë rasti jo vetëm të këndojë në Budva, por edhe të pushojë dhe jetojë në villën e saj.
Kompania e miliarderit rus, Sergei Polonky, e cila në Budva ndërton apartmane shumë ekskluzive, ka menduar një mënyrë për të promovuar turizmin në Malin e Zi, ashtu që, do ti ofrojë yllit të muzikës pop, çelësat e një ville bregdetare, me hapësirë 326 metra katrorë, me bazen në kulm dhe të gjitha detajet tjera shtesë.
Madonna do të ketë kohë që deri në mbajtjen e koncertit të përgjigjet ndaj kësaj oferte. Polonsky beson se nuk ka arsye pse ajo ta refuzojë një ofertë, vlera e të cilës kalon dy milionë euro.