Nėse i lėshohemi mendimeve tė gėzuara, edhe jetėn do ta kemi tė gėzuar. Nėse i dorėzohemi mendimeve shpresėhumbura, do tė jemi shpresėhumbur. Mendimet e sėmura padyshim sjellin gjendje tė sėmurė tė shpirtit. Nėse jetėn tonė e konsiderojmė shmangie, sigurisht qė ajo do t'jetė e shmangur...
Nuk je ai qė mendon se je...
Mësim më se i çmueshëm që e mësova në jetë ishte se; e rëndësishme është se si njeriu mendon dhe vendoset ndaj botës. Sikur ta dija se çka mendoni, do të dija se kush jeni. Mendimi na bën të tillë, çfarë jemi. Mënyra se si vendosemi ndaj botës është shkaktar vendimtar në zhvillimin e fatit tonë. Poeti amerikan Emerson një herë pat thënë:" Njeriu është përmbledhja e asaj çka mendon çdo ditë..." Vërtet, si do të mund të ishte diçka tjetër?
Plotësisht jam i bindur se zgjedhja e mendimeve të vërteta është problem më i madh, do të thoja dhe i vetmi me të cilin ballafaqohemi në jetë. Me zgjedhjen e qëndrimit të drejtë, që do të thotë mënyrës pozitive të të menduarit, gjejmë rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Perandori dhe filozofi romak Aureli këtë urtësi e përmblodhi në vetëm nëntë fjalë: "Jeta e njeriut është e tillë ashtu siç e formësojnë mendimet e tija."
Ç'do të thotë? Nëse i lëshohemi mendimeve të gëzuara, edhe jetën do ta kemi të gëzuar.
Nëse i dorëzohemi mendimeve shpresëhumbura, do të jemi shpresëhumbur. Mendimet e sëmura padyshim sjellin gjendje të sëmurë të shpirtit. Nëse jetën tonë e konsiderojmë shmangie, sigurisht që ajo do t'jetë e shmangur. Nëse vajtojmë, duke u ankuar në vete, njerëzit do të fillojnë të largohen nga ne. " Nuk je ai që mendon se je", tha Norman Pil, "por je ai çka nga t'i ka krijuar mendimi yt."
A do të thotë kjo se predikojë optimizëm të verbuar në raport me problemet jetësore?
Jo, ngase jeta, për fat të keq, nuk është aq e thjeshtë. Përkujdesem për marrjen e qëndrimit pozitiv ndaj jetës. Me fjalë të tjera, konsideroj se problemet duhet të na preokupojnë, por jo edhe të na brengosin. Por cili është dallimi mes preokupimit dhe brengosjes me ndonjë problem? Do të përpiqem që këtë t'ua paraqes në mënyrë të drejtpërdrejtë... Kur kaloj nëpër ndonjë rrugë të frekuentuar, i preokupuar jam, por jo dhe i brengosur me atë që bëjë. Preokupim do të thotë kuptimi i problemit dhe marrja e masave për zgjidhjen e tyre. Brengosja është, ndërkaq, çmendja e vet-vetes, dhe rrotullimi i kot në rreth.
Është e mundshme që njeriu të preokupohet me probleme serioze, dhe megjithëkëtë, ai të hapërojë me kokën lartë, me buzëqeshje në fytyrë.
Qëndrimi i njeriut ndaj jetës, pakontestueshëm, ndikon në aftësitë e tija fizike.