"Importet e mallrave nga Turqia nė Kosovė janė afėr 100 milionė euro, ndėrsa eksportet e Kosovės pėr nė kėtė vend janė shumė tė vogla rreth 1 milion euro, gjė qė sensibilizimi i resurseve kosovare do ta ndihmonte Kosovėn pėr tė eksportuar mallra pėr nė Turqi, dhe njėherėsh pėrmes kėsaj pjesėmarrje do tė bėhej inkurajimi i investitorėt turq pėr tė investuar nė Kosovė", tha ministri Zharku.
Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesit e Odes Ekonomike turko-kosovare, z. Turgay Şen, z.Alush Ergin dhe z.Fehmi Domaniku.
Temë e takimit ishte ftesa për organizimin e prezantimit të Kosovës në panairin e Malatjës të Turqisë.
Ky panair me interes ekonomik, që njëherësh është një panair mjaftë në zë në Turqi, do të mbahet prej 9 deri 12 tetor 2008 në këtë qytet dhe njihet si qendër e rëndësishme tregtare dhe industriale e Anadollit.
Në këtë panair, siç u tha nga z.Turgay Şen, Kosovës i është dhënë një rëndësi e veçantë pasi që Kosova tani është një shtet i ri dhe po shfrytëzohet rasti për të treguar potencialet e saj në fushat ndërtimore, si dhe ofrimi i mundësive për lidhje tregtare në mes afaristëve turq dhe shqiptarë.
Në panair janë siguruar stende për bizneset kosovare dhe të gjitha shpenzimet i ka hequr Qeveria turke.
Po ashtu, ministri Zharku u zotua se në bashkëpunim me shoqatat e biznesit në Kosovë do të bëjmë organizimin dhe selektimin e ndërmarrjeve që do të marrin pjesë në këtë panair me rëndësi për afaristët kosovarë./Telegrafi/