E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Mumjet dhe Faraoni
Mumjet dhe Faraoni
Mumjet dhe Faraoni
Kėto ditė na ndodh shpesh tė habitemi me uniformitetin e mesazheve qė vijnė nga kampi i djathtė i politikės shqiptare. Mazhoranca duket habitshmėrisht e “unifikuar”, jo thjesht politikisht, por edhe nė fjalor, pamje (e shpesh edhe nė gjeste) me liderin e vet.

Gjithnjë e më shpesh shohim zëdhënës njëzet e pak vjeçarë apo zyrtarë afër të tridhjetave teksa përsërisin të njëjtat shprehje apo fjalë që thotë shefi, pra Berisha. Madje, gjithnjë e më shpesh të rinj të sapoafruar me pushtetin pranojnë “vullnetarisht” autorësinë për akte arbitrare të instancave qeverisëse ku ata militojnë. Ky është trendi që po përkufizon PD-në e këtyre muajve: Të rinj që janë thithur nga forca kryesore e djathtë për të rifreskuar radhët e saj i shohim çdo ditë teksa pak nga pak transformohen në figurëza sozi identike të Kryeministrit, që tanimë na ndjek kudo nga ekrani i vogël, edhe nëpërmjet fytyrave e fjalëve të tyre.

Një dukuri e tillë është shumë e rrallë në botën e zhvilluar. Pothuaj gjithmonë politikanët e rinj ngrihen mes radhëve të partive të tyre për të simbolizuar një ndryshim rrënjësor me të kaluarën, një frymë të re. Në vendin tonë duket se ky ndryshim oferte, thjesht sjell më tepër prurje nga i njëjti produkt, ai i politikës “ata kundër nesh” ku “ne”, (në këtë rast e djathta shqiptare), jemi gjithmonë “të mirët” ndërsa opozita, (dhe kujdes sepse këtu përfshihet çdo lloj opozite jo vetëm ajo politike), janë “të pëqinjtë”.

Ky është edhe mesazhi bazë i Kryeministrit tonë në çdo fjalim të tijin. Me të nuk është për t’u habitur sepse në fund të fundit, ai është rritur në një kohë kur nuk kishte politikë, por betejë kundër armiqve të sistemit. Ajo çka habit është përqafimi i këtij mesazhi nga ata të rinj që në fakt duhet të ishin kampionët e një mënyre të re të politikë-bërjes, me masterat e doktoraturat e tyre perëndimore.

Katër mijë vjet me parë egjiptianët e lashtë besonim se faraonët ishin perëndi të dërguara mes tyre për t’u treguar rrugën e drejtë. Ata mbulonin sytë në prezencën e faraonit për të mos u verbuar nga madhështia medemek e tij dhe i blatonin flije e dhurata të panumërta. Është e vështirë të besosh se asnjë egjiptian nuk e ka ngritur kokën ndonjëherë për të vënë re mungesën e aureolës së faraonit, apo se shërbëtorët e ministrat e tij mund ta besonin perëndishmërinë pasi e shikonin “perëndinë” duke ngrënë apo kryer nevojat e tij njerëzore.

Po në këtë mënyrë, është e vështirë të besosh se laureatë të universiteteve perëndimore, që kanë studiuar demokracinë që nga Greqia e lashtë e deri në ditët tona, të bien dakord me vizionin se demokraci mund të quhet kulti i unifikimit të përhershëm të pikëpamjeve dhe reagimeve pas një njeriu të vetëm. Egjiptianët e lashtë e quanin faraonin perëndi sepse kjo ishte e vetmja mënyrë për të ecur përpara në sistemin e tyre, dhe sigurisht për ta mbajtur atë sistem në këmbë. Demokratët e rinj sot janë pre e së njëjtës ambicie, e cila i detyron të mbajnë një qëndrim e një gjuhë me shefin, duke lënë mënjanë individualitetin dhe risinë e tyre, dhe mbi të gjitha duke “harruar” se në këtë qëndrim nuk ka asnjë pikë demokracie, por vetëm interes privat. Dhe nesër kur shefi faraon të mos jetë më, politikanët e rinj do të jenë mumifikuar, si ai tani.

Nga Etjen Xhafaj


Publikuar: 05.09.2008 00:15:20
Lexuar: 35 herė
Fjalėt kyēe: Mumjet, Faraoni,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Historia nė Ballkan, asnjėherė e thjeshtė Historia nė Ballkan, asnjėherė e thjeshtė
Ēka po ndodh me nxėnėsit shqiptarė? Ēka po ndodh me nxėnėsit shqiptarė?
Bursa, humor i zi te nafta dhe drithi Bursa, humor i zi te nafta dhe drithi
E drejta nė informim E drejta nė informim
Diversiteti fetar tek shqiptarėt si pasuri kombėtare Diversiteti fetar tek shqiptarėt si pasuri kombėtare
Krahasim mes demokracisė nė Shtetet e Bashkuara dhe Evropės Krahasim mes demokracisė nė Shtetet e Bashkuara dhe Evropės
Bota nė tri kriza tė njėkohshme Bota nė tri kriza tė njėkohshme
Jo ēdo gjė amerikane, ėshtė flori Jo ēdo gjė amerikane, ėshtė flori
Arsimi dhe kėputja e brezave Arsimi dhe kėputja e brezave
A po e vietnamizohet Kaukazi? A po e vietnamizohet Kaukazi?
Google Yahoo MSN