E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Kriza e energjisė, Kosova vetėm 50 MW drejt Shqipėrisė
Kriza e energjisė, Kosova vetėm 50 MW drejt Shqipėrisė
Kriza e energjisė, Kosova vetėm 50 MW drejt Shqipėrisė
Rreth 130 gigavat, orė energji elektrike ėshtė borxhi qė Korporata Energjetike e Kosovės (KEK), ka ndaj Korporatės Energjetike Shqiptare (KESH), energji kjo e cila ishte marrė nė formė tė shkėmbimit, nė kohėn kur vendi ynė ishte nė krizė energjetike. Megjithatė nė kohėn kur Shqipėrisė i duhet kthimi i energjisė sė huazuar, KEK-u ka kapacitet ti kthejė vetėm 50 megavat orė energji elektrike, pavarėsisht se marrėveshja ishte qė nė ditė tė kthehen nga 120 megavat orė energji elektrike.

“Kjo sasi e energjisë sipas marrëveshjes mes dy korporatave, ishte planifikuar të kthehet me nga 120 megavat orë në ditë, por për momentin për shkak të krizës në të cilën ndodhet KEK-u, janë duke u kthyer vetëm 50 megavat orë energji dhe një gjë e tillë është duke u bërë pas orëve të mesnatës”, ka deklaruar për “Ballkanweb”, Nezir Sinani, zëdhënës në KEK.

Në një gjendje, hiç me të mirë sa i përket furnizimit me energji elektrike, është edhe KESH-i i Shqipërisë, kjo për shkak se situata në liqenet e kaskadës së Drinit vazhdon të jetë e rënd.

“Ballkanweb”, shkruan se ditë më parë, KESH- ka njoftuar se KEK-u po i kthen energjinë elektrike të depozituar në muajt maj-qershor në një sasi prej 120 megavat orë gjatë 24 orëve.

Ndërkohë që situata në liqenet e kaskadës së Drinit vazhdon të jetë e vështirë, ku prurjet janë rreth tre herë më pak se mesatarja shumë vjeçare, madje kanë shënuar një rekord historik sa i përket sasisë së pakët të prurjeve të ujit në liqenin e Fierzës. Sasia e pakët e prurjeve ka ndikuar në rënien e nivelit të liqenit të HEC-it Fierzë.

Niveli i basenit të këtij hidrocentrali ka rënë në 276.40 metra, ndërkohë që kuota maksimale është 296 metër, ndërsa ajo minimale 252 metra. Burime të HEC-it Fierzë bëjnë të ditur se në këtë hidrocentral vazhdon prodhimi i energjisë elektrike dhe në punë është vetëm një turbinë, ndërkohë që në periudhë piku vihen në punë edhe turbinat e tjera. Pas mesnate kur fillon importi i energjisë elektrike nga Kosova, prodhimi në HEC-in e Fierzës ndërpritet deri në orën 06:00 të mëngjesit. Kaskada e Drinit dhe energjia e depozituar në Kosovë, rezervat e vetme energjetike të Shqipërisë.

Rezerva energjetike që ka krijuar KESH-i konsiderohet një burim i vetëm vendas për furnizimin e vendit me energji gjatë periudhës së mbetur të vitit. Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, në kaskadën e lumit Drin është krijuar një rezervë hidrike që llogaritet në 930 milion kilovat orë. Kësaj rezerve i shtohet edhe sasia prej 180 milion kilovat orë e depozituar në Kosovë.



Publikuar: 05.09.2008 15:12:12
Lexuar: 51 herė
Fjalėt kyēe: Kriza, energjisė, Kosova, Shqipėrisė,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
BE: Vendet e Ballkanit tė luftojnė korrupsionin BE: Vendet e Ballkanit tė luftojnė korrupsionin
U hap panairi ndėrkombėtar “Prishtina 2008” U hap panairi ndėrkombėtar “Prishtina 2008”
Tiranė-Ekspertėt: Buxheti i Shtetit, nė rrezik Tiranė-Ekspertėt: Buxheti i Shtetit, nė rrezik
Prokter&Gambel pret njė rritje tė ēmimeve Prokter&Gambel pret njė rritje tė ēmimeve
Autocisternat e rafinerisė 'Okta' mė nė fund lihen tė lira Autocisternat e rafinerisė 'Okta' mė nė fund lihen tė lira
Tregti “e fshehtė” me kromin Tregti “e fshehtė” me kromin
Rritet ēmimi I energjisė elektrike Rritet ēmimi I energjisė elektrike
Ēmimet mė tė larta qė prej 27 vitesh Ēmimet mė tė larta qė prej 27 vitesh
Transparency International: Maqedonia gjysėm e korruptuar, Shqipėria vendi lider i korrupcionit Transparency International: Maqedonia gjysėm e korruptuar, Shqipėria vendi lider i korrupcionit
“Vodafon” nė partneritet ekskluziv me VIP “Vodafon” nė partneritet ekskluziv me VIP
Google Yahoo MSN