E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt
Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt
Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt
Qytetarėt shprehen tė revoltuar pas kėrkesės nga kompania shtetėrore energjetike ELEM qė i bėri Komisionit rregullator pėr energjetikė qė ēmimi i energjisė tė rritėt pėr rreth 30 %, mė saktėsisht nga 1.3 denarė nė 1.8 denarė pėr kilovat orė.

Qytetarët thonë se nga pagat mujore të cilat marrin nuk arrijë të paguajnë as çmimin e deritanishëm të energjisë.

"Nuk duhet të rritet, mirëpo kur nuk ka shtet ashtu është. Te ne nuk funksionon shteti, ekziston vetëm hajnia. Do ta vjedhim nëse nuk e paguajmë, çka të bëjmë, megjithëse ne nuk mund të vjedhim ngase jetojmë në ndërtesë, ama megjithatë do të duhet ta vjedhim rrymën”, tha një qytetar i revoltuar.

"Varfëri, çka do të jetë. Pensionet e vogla ndërsa po shtrenjtohet gjithçka, le ta ndërpresin dhe fund", shtoi një tjetër pensionist.
"Kjo është trishtuese, është turp, nga njëra anë rrisin pensionet ndërsa nga ana tjetër menjëherë të marrin dhe nuk besoj se dikush do të mundë ta paguaj. Deri tani kanë qenë solid, sa aq, ndërsa tani këtë që kanë paralajmëruar 30 % nuk besoj se dikush do ta paguaj, do të ketë probleme të rënda", theksoi një tjetër.

Ndërkohë ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi tha se institucion kompetent për përcaktimin e çmimit të energjisë mbetet Komisioni rregullator. Por ai gjithsesi paralajmëroi se në plan e sipër është realizimi i pakos sociale që do të ndihmojë familjet me asistencë.

"Kështu shfrytëzoj rastin t’ju njoftojë se gjithashtu mendohet të realizohet e ashtuquajtura pako sociale për kategorinë e shoqërisë të cilët nga aspekti social janë me gjendje të vështirë, gjegjësisht ata të cilët marrin ndihmë sociale normalisht në të ardhmen të ketë edhe mundësinë e një pakete sociale edhe për shfrytëzimin e energjisë elektrike. Mirëpo kjo është në fazë të hershme, normalisht që duhet të bëhen analiza, studime për mënyrën më efikase dhe më racionale të implementimit edhe të kësaj mase", theksoi ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi.

Nga Komisioni rregullator njoftuan se vendimi përfundimtar rreth kërkesës së Kompanisë shtetërore ELEM për rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të merret nga fundi i këtij muaji. Përveç ELEM-it, rritje të çmimit të energjisë elektrike deri në fund të vitit do të kërkojë edhe EVN-ja. Austriakët thonë se kërkesa për nivelin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike do të varet nga analizat përfundimtare që është duke bërë kompania rreth shpenzimeve të EVN-së të cilat janë rritur pas ndryshimeve në ligjin për energjetikë.


Publikuar: 06.09.2008 15:41:15
Lexuar: 32 herė
Fjalėt kyēe: Ēmimi, energjisė, elektrike, varfėrojė, qytetarėt,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Aeroporti rrit numrin e udhėtarėve dhe fitimet Aeroporti rrit numrin e udhėtarėve dhe fitimet
Qeveria zhvendoset nė Bruksel Qeveria zhvendoset nė Bruksel
Dyfishohet taksa pėr tokėn, taksa tė reja pėr shtėpitė Dyfishohet taksa pėr tokėn, taksa tė reja pėr shtėpitė
Rumania do tė pėrballet me recesion nė vitin 2009 Rumania do tė pėrballet me recesion nė vitin 2009
Bode kunder FMN: Do rrisim pagat Bode kunder FMN: Do rrisim pagat
Qeveria: Ligji pėr energjetikė me standarde evropiane Qeveria: Ligji pėr energjetikė me standarde evropiane
Privatizimi i ARMO-s, 50% e tė ardhurave pėr rrugėn Durrės- Kukės Privatizimi i ARMO-s, 50% e tė ardhurave pėr rrugėn Durrės- Kukės
Panik nė bursėn e vendit Panik nė bursėn e vendit
Vendosen limite tė reja nė Bursėn e Maqedonisė Vendosen limite tė reja nė Bursėn e Maqedonisė
Kredite, rreziku qe kanos bankat Kredite, rreziku qe kanos bankat
Google Yahoo MSN