Beyonce Knowles ka vendosur tė bie nė peshė pėr tė luajtur nė rolin e kėngėtares sė xhazit dhe bluzit, Etta James, nė filmin e ri Cadillac Records.
Këngëtarja/aktorja joshëse, thuhet se ka rënë nëntë kilogramë për rolin, por thotë se kjo nuk ka qenë gjëja më e vështirë e transformimit.
Më e vështira ishte kur ajo vendosi të vizitojë një qendër për varësinë e drogës në Brooklyn, ku ajo studioi rastin James.
Vërtet isha e frikuar, nuk e dija se çfarë do të shohë, pasi që kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Nuk kam dashur të bëj pyetje të cilat ishin të panevojshme, por njerëzit ishin mjaft të hapur dhe kam një botëkuptim të ri, ka thënë Beyonce.
Kurrë nuk paragjykoj, por thjesht nuk kuptoj se si, nëse ke fëmijë dhe aq shumë gjëra të humbasësh, mund të zhytesh aq thellë në varësi, ka shtuar këngëtarja.