Nė Ohėr u mbajt Festivali historik, i cili pėr njė ēast vizitorėt i bėri tė ndjehen sikur nė mesjetė.
Për një çast do të jemi dëshmitar të asaj kohe ku luftërat e kalorësve, vallëzimet e kështjellave, aftësitë e harqeve dhe shpatave kanë përditshmëri për ato që kanë jetuar në këto hapësira. Edhe pse nuk bëhet fjalë për luftë të vërtetë, kalorësit e guximshëm nga Sllovenia treguan se luftërat e tilla ndonjëherë kanë qenë pjesë e jetës së këtyre banorëve. Shigjetarë, kalorës, mjete të vjetra ishin pjesë e ambientit mesjetar në Ohër.
"Dyluftimet, përkatësisht luftërat me shpata dhe topuzë ishin pjesë e asaj kohe. Dhe pikërisht në atë kohë do ta demonstrojmë këtu. Veshjen që e mbajmë pasqyron mënyrën e vërtetë të jetesës. Edhe pse janë të rënda 30 kilogram, veshjet janë pasqyrë e vërtetë për njerëzit të cilët kanë jetuar këtu në shekullin e 15-të, tha njëri nga pjesëmarrësit.
"Një pjesë e ambientit e pasqyron periudhën e mbretit Samoil, por edhe të Robin Hudit. Dëshirojmë që njerëzve tua tregojmë teknikën e qitjes me shigjeta në atë kohë. Shigjetat kanë qenë arma kryesore në atë periudhë, shtoi tjetri.
"Këto vallëzime që ne i shfaqim janë nga periudha e renesancës. Por koreografia është adaptuar për hapësirat tona. Ohri është i mrekullueshëm dhe pikërisht ky festival përputhet me ambientin e Ohrit mesjetar", theksoi pjesëmarrësi i tretë.
"Një pjesë e vallëzimeve që shfaqim si Aleman, Havana dhe të tjera, janë me prejardhje nga Spanja, Italia, ndërsa disa nga hapësirat tona. Për shkak të atmosferës këtu jemi të motivuar që çdo lëvizje e jona të zgjojë interes", shtoi po ashtu një vajzë, pjesëmarrëse në këtë manifestim.
"Nëse i shikoni kapelat do të ktheheni në mesjetë. Ato i kanë mbajtur meshkujt, por edhe gratë. Ato kanë qenë të punuara nga materialet natyrore, nga lëkura dhe leshi. Këto kapela janë të bërë nga shirit të leshta të endura në vegjë. Ato i ka mbajtur mbreti Samoil dhe ushtarët e tij", deklaroi një shitëse.
"Dëshirojmë të promovojmë kulturën mesjetare. Diçka që asocon me opingat por ka edhe disa artikuj tjerë të cilët janë mbajtur në atë kohë siç janë qaforet dhe bizhuteritë e ndryshme", shtoi një tjetër shitës.
Spektakli historik u pasurua edhe me promovimin e ushqimeve tradicionale karakteristike për Ohrin mesjetar të përgatitura nga disa restorante në Ohër.