E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kur vetė “klienti” tė le pak nė baltė
Kur vetė “klienti” tė le pak nė baltė
Kur vetė “klienti” tė le pak nė baltė
Nuk di sa i gjetur mund tė jetė paralelizmi qė po guxoj tė bėj mė poshtė, sadoqė shpresoj tė ma lehtėsojė sadopak shpjegimin. Jam i qartė se as publiku nuk ėshtė njė “klient” i thjeshtė ēėshtjesh gjyqi, as mua nuk mė ka zgjedhur kush avokat tė dosjes sė tij.

Por ja që kështu e do puna: në fare pak vend duhet të përmbledhim një shtjellim të gjerë. Jemi të shtrënguar pra të thërrasim në ndihmë.. metaforat.
Në fakt-në fakt, nuk është thjesht për metaforë. Jam vërtet i bindur se avokatët e juristët mund ta përshkruajnë më mirë këtë situatë. Flasim sigurisht për të mirët, të drejtët e të pakorruptueshmit mes tyre. Tamam-tamam madje, kemi parasysh atë grusht të vogël mes tyre që prirjen natyrore e kanë të rreshtohen jo vetëm nga ana e ligjit po e po, por edhe nga ana e më të dobtit, më të varfërit e më të dëshpëruarit, në çështjen e gjykuar. Ata pra, që edhe pse e dijnë se “ana tjetër” paguan më mirë të hap dyert e pjacës e të shpërblen gjithë jetën, nuk tunden nga zgjedhja e prirja e tyre e parë dhe e vetvetishme: gjithnjë me viktimën. Mendoni tani një syresh, që mes rropatjesh, privimesh e presionesh, ka bërë gjithshka mundej për të garantuar interesin bazë të klientit të vet përkundrejt sulmeve të sofistikuara të kundërshtarëve kriminelë. Mendoni si do të ndjehej ai sikur vetë klienti-viktimë i tyre, mu në ditën e gjyqit, të ngrihej dhe të bënte proçkën e madhe: të vetëdeklarohej fajtor. Duke i shkelur synë e madje rrahur shpatullat kundërshtarit kriminel. Mbase edhe duke duartrokitur për të, në mbarim të farsës, së bashku me ata të lozhës ku rri “familja” e tjetrit...
***
Të shërbesh sa mundesh komunitetin dhe qytetarin e vendit tënd, atë që aq shpesh thirret me emrin hileqar “publiku i gjerë”, të kontribuosh sa mundesh për ta mbajtur atë syçelët e të informuar, të bëhesh lajmës i ndjeshmërive dhe mbrojtës i interesave të tij, e gjitha kjo përbën padyshim angazhimin më sublim e synimin më fisnik të njeriut. E kanë thënë e rithënë këtë miliona herë mendjet më të ndritura e shpirtrat më të kushtuar çështjes së publikut e qytetarit. Shërbyes të tillë të lartë e të devotshëm edhe publikut e qytetarit tonë nuk është se i kanë munguar ndonjëherë. Nuk i mungojnë as tani. Njohim plot emra syresh që kanë bërë pikërisht këtë zgjedhje. Në përplasjen e madhe, shpesh krejt të padukshme mes klaneve e publikut, mes pushteteve abuzive e komunitetit, mes ofiqarit të babëzitur e qytetarit të përzhitur, ata kanë marrë anën e prirjes së tyre natyrore: atë të misionarit, në mbrojtje të publikut e të qytetarit. Doni emra? S’është nevoja besoj. Sepse as që kemi të bëjmë me ndonjë listë fikse. Njeriu që ndjen sadopak dhimbje e përgjegjësi për gjindjen që e rrethon për bashkëqytetarët e vet, ka rastin orë e çast ta demonstrojë këtë. Është fakt sidoqoftë, se format më të shprehura të angazhimit në fjalë sot janë dy: angazhimi mediatik dhe pjesmarrja në reagimin civil.
Një pjesë e shërbyesve të tillë sjellin sa mundin e hapur kontributin e zërin e tyre mu në vendet ku kërcënohet direkt shëndeti, e ardhmja e interesi qytetar. Në “shesh-ndërtime” vjedhëse e abuzive, në terrene kontratash helmuese e mbytëse, në objekte të keq-menaxhuara ose të nevojshme por të pandërtuara kurrë, në ujësjellsa pa ujë, në shkolla pa mure, në ura pa këmbë. Mund t’i gjesh ata edhe para ngrehinash nga ku vjen vetë kërcënimi. Zakonisht të njëjtat ngrehina nga ku shteti duhet të vigjëlonte në mbrojtje të shtetasve të vet.
Plot të tjerë misionarë të ngjashëm i keni përditë në faqet e shtypit. Sigurisht jo në fotot e mëdha e lustrafine duke qeshur zgërdhishëm, para blicesh, gotash e shiritash që presin të nderohen nga gërshëra e tyre inaugurale. Vetëm qëndrimet e idetë e tyre, si dhe informacioni i gjerë i mbledhur me mundim e shpesh (me kosto që e dijmë të gjithë se deri ku mund të shkojë), mezi gjejnë vend të shpalosen mbi kolona e faqe të shtypit, apo në kronika lajmesh e ballafaqimesh nga ekrani. S’ka shumë hapësirë për misionarët, sigurisht. Por ja që ata pikërisht kjo i tundon: sfida që zona e ngushtë e “skenës” së tyre të shndrrohet në zonë shërbimi për të tjerët. Nga të paktat zona (gjithnjë në ngushtim) që u sjell pak dobi të vërtetë publikut e bashkëqytetarëve. Veçori e këtyre njerëzve është se ata as që e dijnë se janë misionarë. Ajo që ata dijnë është se përpara kanë shumë gjëra që nuk shkojnë mirë. Se njerëzit përreth vuajnë padrejtësisht prej tyre. Dhe se dikush duhet të bëjë diçka. Ja pra pse i gjejmë ata gjithmonë të tendosur dhe asnjëherë të qetuar, tek japin e marrin me “klientin” e tyre, tek rreken t’a sqarojnë atë sa të munden mbi fytyrën e së mirës e të së keqes. Për vetë “klientin” më shumë se sa për vetë ata.
***
E tepërt të shtojmë se sa lehtë e butë e këndshëm do ta kishin shumë syresh në se do të merrnin vetëm një vendim. T’i kthenin shpinën interesit publik e qytetar. Jo hapur sigurisht. Të flirtonin e “partneronin” me klanet e pushtetit. Edhe këtu jo hapur natyrisht. Të topisnin sa të mundnin edhe çdo “fërkim” opozitar. Në të mirë të kompromisit të madh. Kështu kupolat politike do të shkriheshin shumë ëmbël me pushtetet e tjera. Bizneset monopoliste e favormbajtëse do të shkriheshin gjithashtu me to (apo do të lindnin direkt prej tyre). Dhe kasta do të tallej përjetësisht me pjesën tjetër “matanë gardhit”...
***
Por ja që fatmirësisht bota vazhdon të pjellë edhe shërbyes e misionarë. Që as që e dijnë se janë të tillë. Të cilët i kthejnë shpinën kompromisit të ulët, në emër të interesit publik e qytetar. Që për ta është gjithshka, sepse janë edhe vetë qytetarë. Në rradhë të parë ndihen gjithnjë të tillë. Pastaj profesionistë e protagonistë. Këtë rezistencë s’e bëjnë të gjithë sigurisht. Por një pjesë ende mbahet. Është pikërisht ajo pjesë që rreket të zgjojë e mbajë gjallë mendjen e kthjellët dhe shpirtin e reagimit qytetar. Me koston e lartë që thamë më sipër. Por edhe me shpresën që ndryshimi do të bëhet. Që nesër, në mos sot, do të kemi një ndërgjegje e sjellje tjetër qytetare. Një tjetër opinion e reagim publik. Një mendje të qartë e nje veprim plot karakter. Jo ca shtetas pa formë e pa fizionomi, që ditën pështyjnë e shajnë me rrënjë liderat e politikës dhe në fundjavë shtyhen tek kreu i rrugës e kinemaja e fshatit. Aq të gatshëm sakaq për entusiazëm e brohoritje.Yrrja se erdhi lideri X apo vetë ai, i madhi i qeverisë! Njerëz qëë skuqen, shtypen, e lëngëzojnë sapo “eksponenti” i lartë i mashtrim-abuzimit ju zgjat dorën. Që shkrihen fare kur ai u bie shpatullave. Në mes premtimesh për ca fonde rrugësh. Urash ujësjellsish e shkollash virtuale.
S’ka “avokat” në botë që mund t’i bëjë derman një “klienti” të tillë. Që nuk ka vetëdijën për pushtetin e vet përballë “dinjitarit”. Që nuk ve interesin e vet mbi atë të “dinjitarit”. Që nuk njeh dhe nuk ka shqisa për të parë realitetin. Që nuk ka karakterin e burrërinë për t’i mbrojtur hapur e në solidaritet interesat e veta komunitare.
Vetëm një hap i vogël e ndan atë nga rasti i mësipërm: i viktimës që u vetëdenoncua. ǒmund të bëjë atje juristi i ngratë, me çantën e vet plot fakte e prova?
***
Le të kishte Shqipëria – më thoshte një ditë një mik i mirë i huaj –më pak naftë, burime e minerale, qoftë edhe më pak akoma fusha e akoma më shumë male. Të gjitha ato do t’ja vlente t’i shkëmbenit me pak më shumë ..opinion publik të fortë, të qartë e të pamanipulueshëm. Është kjo ajo që ju duhet.

Nga Selim Belortaja

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)


Publikuar: 09.09.2008 04:48:19
Lexuar: 45 herė
Fjalėt kyēe: Klienti, pak, baltė,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Bebet e paspavarėsisė Bebet e paspavarėsisė
Mbi traktatin rus tė sigurisė europiane Mbi traktatin rus tė sigurisė europiane
Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar
Menēuri apo sanēopanēizėm?! Menēuri apo sanēopanēizėm?!
Lindja e vendeve tė BRIK-ut Lindja e vendeve tė BRIK-ut
Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė
Lobimi i ēmendur nė Moskė Lobimi i ēmendur nė Moskė
Bota nė tri kriza tė njėkohshme Bota nė tri kriza tė njėkohshme
Ēerek Shteti? Ēerek Shteti?
Misioni diplomatik i Sarkozisė nė Moskė Misioni diplomatik i Sarkozisė nė Moskė
Google Yahoo MSN