E mėrkurė, 3.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Kinemaja spanjolle, njė javė nė Fier
Kinemaja spanjolle, njė javė nė Fier
Kinemaja spanjolle, njė javė nė Fier
Pas Tiranės, Durrėsit, Beratit, Vlorės java e filmit spanjoll e konceptuar me temėn “Kinemaja dhe Artet”, zhvendoset nė Fier. Nė skenėn e teatrit “Bylis” nga e hėna ka nisur shfaqja e pesė filmave qė pėrfaqėsojnė disa prej disiplinave artistike tė cilat Spanja kėrkon t’i bėjė tė njohura.

I pari ishte “Camaron”, i Jaime Chávarri-t, që tregon jetën e “Cantaor” (Këngëtarit) që rinovoi flamenkon, duke futur influencën e muzikës xhaz dhe muzikave të tjera latine. Në këtë film pasqyrohet gjithashtu marrëdhënia e Camaronit me artistë të tjerë të momentit si Paco de Lucia, Tomatito dhe Paco Cepero. Dje është projektuar “Goya në Bordo”, i Carlos Saura, i cili na njohu me vitet e fundit të një gjeniu të trazuar; sonte shfaqet “Qeni i kopshtarit” i Pilar Miró, një film që arrin, në mënyrë të madhërishme, të sjellë në kinema një vepër teatrale të Lope de Vegës; më 11 shtator, është radha e “Dielli i ftoit”, i Víctor Erice, që na njeh me veprën, mendimet dhe shqetësimet e piktorit-gjeni Antonio López, ikonë e hiper-realizmit kontemporan dhe në ditën e fundit, më 12 shtator, shfaqet “Udhëtim drejt askundit”, i Fernando Fernán Gómez, një film për vështirësitë dhe peripecitë e një grupi aktorësh të teatrit që bredhin nga njëri cep në tjetrin në Spanjën e pasluftës.

Me këtë cikël, shfaqja e parë e të cilit u bë në Tiranë, më 26-30 maj, Ambasada e Spanjës në Shqipëri prezanton një pjesë të vogël të teatrit, pikturës dhe muzikës spanjolle, si një udhëtim që do duhej të vazhdonte me programe konstante kulturore në bashkitë kryesore të vendit tonë.

Për “Javën e filmit spanjoll” hyrja në kinema është falas dhe filmat shfaqen në versionin origjinal (spanjisht) me titra në shqip.

l. ç


Publikuar: 10.09.2008 04:03:52
Lexuar: 38 herė
Fjalėt kyēe: Kinemaja, spanjolle, Fier,
  


Lajmet e fundit
Arta ėshtė duke punuar nė albumin  e ri Arta ėshtė duke punuar nė albumin e ri
Bashkimi Europian dhe korrupsioni Bashkimi Europian dhe korrupsioni
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit



Lajmet te ngajshme
Vazhdon konkursi pėr skenarė “Nisi Masa” Vazhdon konkursi pėr skenarė “Nisi Masa”
Ndahen ēmimet “Nėnė Tereza”, Inva Mula fituese Ndahen ēmimet “Nėnė Tereza”, Inva Mula fituese
Shqiptarja e Jazz-it, surpriza e shekullit ne Zvicer Shqiptarja e Jazz-it, surpriza e shekullit ne Zvicer
Kur nė Kinostudio xhiroheshin e montoheshin filma Kur nė Kinostudio xhiroheshin e montoheshin filma
Shqipėria sipas gjermanėve Shqipėria sipas gjermanėve
Si shpėtohet Gjirokastra Si shpėtohet Gjirokastra
Kritikėt e nacional-socializmit Kritikėt e nacional-socializmit
Pėrfundon mozaikun “Mesdheu”, Sajmir Strati nė Gines pėr tė tretėn herė Pėrfundon mozaikun “Mesdheu”, Sajmir Strati nė Gines pėr tė tretėn herė
Enveri dhe Nexhmija Enveri dhe Nexhmija
Heshja e Lornės fiton ēmimin Lux Heshja e Lornės fiton ēmimin Lux
Google Yahoo MSN