Qėkur ėshtė paraqitur para njė jave, shfletuesi i ri i internetit nga Google, Chrome, me sukses po grabit pjesėn e vet tė tregut, e si raportojnė analistėt, mė sė shumti nė llogari tė Internet Explorer nga Microsoft.
Sipas të dhënave të kompanisë Net Applications, Chrome vetëm gjatë 24 orëve ka arritur të grabis një për qind të tregut të shfletuesve të uebit që është një e dhënë bukur interesante. Megjithatë, gjatë javës pjesëmarrja e tij është ndalur në shifrën prej 0.7 për qind.
Humbësi më i madh gjatë javës së kaluar Microsofti, dhe shfletuesi i tij Internet Explorer, i cili ka humbur 1.4 për qind të pjesëmarrjes dhe aktualisht sipas të dhënave të Net Aplications mban 71 për qind të tregjeve.
Sa i përket lojtarëve tjerë, pjesëmarrja e Firefoxit është rritur për 0.3 për qind dhe aktualisht përbën 19.8 %, ajo e Safarit nga Apple përbën 6.7 %, derisa Opera 0.75 %.
Që të tre shfletuesit kanë shënuar rritje të pjesëmarrjes në treg, mirëpo sipas të dhënave të Net Aplications, në kurriz të Internet Explorerit më së shumti ka përfituar Chrome./netapplications/