Personaliteti mund tė ndikojė nė tėrheqjen fizike tė personave tė tjerė, ndaj teje.
Nëse dhe njeriu më i bukur në botë nëse është i paedukatë mund të mos i bëjë përshtypje askujt, ndërkohë që nëse një person tjetër i zakonshëm, por sjellshëm dhe i edukuar, mund të bjerë në sytë e të gjithëve.
Këtë e ka bërë të ditur një studim i publikuar nga revista, Personal Relationships që ka studiuar mënyrën e të sjellurit dhe të paraqitjes në marrëdhëniet mes njerëzve. Për të arritur në përfundimet e mësipërme kërkuesit kanë marrë një grup studentësh universitar, 56 vajzave dhe 22 djemve të cilëve u kanë treguar fotot e personave të grupit tjetër, të seksit të ndryshëm dhe u kanë kërkuar që të thonë mendimet e tyre në lidhje me tërheqjen fizike që ndjenin vetëm duke parë fotot.
Më pas studentët janë furnizuar me informacione në lidhje me personalitetin e secilit prej personave të cilët ishin në fotografi dhe u është kërkuar përsëri që të thonin mendimin e tyre në lidhje me tërheqjen që mund të ndienin, si miq dhe si të dashur.
Dhe përfundimi ka qenë që, informacionet e dhëna në lidhje për personalitetin e personale që ishin në fotografitë, kanë rritur në mënyrë të ndjeshme tërheqjen për ata persona të cilët dhe pse nuk ishin shumë të bukur, por kishin personalitet të fortë dhe të mirë.