Vetėm njė ditė pasi OPEC ra dakord tė ulė prodhimin global me mbi 500 mijė fuēi nė ditė, ēka ndikoi sėrish nė rritjen e ēmimit tė arit tė zi Venezuela beson se ēmimi i naftės mund tė stabilizohet nė 100 dollarė pėr fuēi.
Një deklaratë e tillë doli nga ministri venezuelian i Naftës, Rafael Ramirez.
"Ne nuk e dimë me saktësi nivelin ku do të stabilizohet tregu. por mendojmë se do të jetë rreth 100 dollarë për fuçi".
OPEK, caktoi sasinë e prodhimit në një mbledhje në Vjenë. Atje u diskutua për rënien e mprehtë të çmimeve të naftës pasi këto kishin arritur pikun e tyre me më shumë se 147 dollarë për fuçi në korrik.
OPEC ka vendosur të kthehet te tavani i prodhimit të rënë dakord në shtator të vitit të kaluar dhe t'i përmbahet këtyre niveleve.
Megjithëse OPEC-u mënjanon një çmim fiks, analistët shprehen se disa anëtarë me ndikim të madh nuk duan ta shohin çmimin e naftës më poshtë se 100 dollarë.