Kompania Toshiba gjatė muajit mars ka paraqitur laptopin e saj tė parė me disk SSD prej 128 GB, tani ai ėshtė tėholluar nė gjithsej 858 gramė me performansa tė shkėlqyera dhe ekran prej 12.1 inēėsh.
sh Toshiba Dynabook SS RX1 është avancuar në modelin SS RX2 platforma e të cilit është Centrino 2 me kohëzgjatje maksimale të baterisë deri në 12.5 orë.
Natyrisht kapaciteti i baterisë prej 12.5 orësh ka të bëj me modelin me diskun SSD prej 128 GB derisa kohëzgjatja e baterisë do të jetë dukshëm më e shkurtër në kombinim me diskun mekanik prej 160 GB.
Diagonalja e ekranit prej 12.1 inçësh do të ketë ndriçim të pasmë LED si dhe rezolucion maksimal 1280 x 800 piksela, derisa ai do të përmbajë Intel Core 2 Duo në 1.2 GHz. Memoria maksimale është 3 GB derisa grafika për qëllime bazë është - Intel GS45 Express.
Shitja e tij fillon në fund të muajit shtator, derisa çmimi i tij, aktualisht është i panjohur.