E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit
Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit
Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit
Fshatari u tregue ma i menēur. Ai mendoi: “Pasuni nuk kam, tokėn ma keni marrė me kohė, tė holla nuk kam, mbasi gjithė familja punon pėr 30 lekė (tė vjetra), merri Parti edhe pulat, sa me i mbajtė unė me paret e bukės sė fėmijėve...!” dhe, sa errej nata e deri nė tė dalun tė dritės shkonte me vjedhė mundin e vet nė arat, kotecat e magazinat e kooperativės.

“Revolucioni Kultural”goditi edhe atje ku komunistët kishin çerdhet e tyre, për të cilat as nuk iu shkonte mendja se do të prekeshin ndonjëherë. Inteligjenca që dinte gjuhë Përëndimore ishte e para në shenjë mbasi ajo dëgjonte lajmet e huaja kur duhej dëgjuar vetëm “Radio Tirana”. U arrestuan përkthyes të njohur si: Profesorët Mark Dema e Nikoll Daka, vetëm se nuk përkthenin marrinat e “klasikut Hoxha”. “Vigjilenca” që kishte tregue rinia dhe organizatat e pionierit me rastin e festave fetare ndër dyert e furrave të lagjeve, me vërejt dhe me spiunue se kush ban ambëlcina, duhej vazhdue edhe kundrejt mësuesve dhe profesorëve të tyne, që kanë “mbeturina të vjetra”. Kudo “vigjilencë”, mbasi ka edhe nga ata që kanë mbarue shkollat jashtë në “ish-demokracitë popullore” ose në Bashkimin Sovjetik dhe tani infektojnë “masat” me frymën revizioniste. Për këtë arsye, u arrestuan shumë artistë, shkrimtarë, muzikantë, piktorë etj. Në shembullin e “revolucionarëve” kinezë që arrestuen dhe i këputën krahun e djathtë pjanistit ma të mirë të Kinës, se lonte në piano muzikë nga Bet-hovën, u arrëstue kangëtari i madh Luk Kaçaj, vetëm se recitonte përmendësh veprën e mësuesit të vet “Lahuta e Malcisë”.

Çdo fushatë politike është shoqëruar me pasojat e “pllaneve” ekonomike. Vorfnimi i popullit në mënyrë të tejskajshme ishte metodë si e si me e mbajtë nën zgjedhë gjithmonë me ankthin e frikës dhe të urisë, që kishin pushtue çdo sofër. Nuk mendohej tjetër veç, me kafshatën e fundit; “kjo iku, po, për darkë çka do të hamë!?”... Mendja tek grazhdi i rrin vetëm kafshës, vetëm ky ishte pikësynimi i këtij “Revolucioni” makabër. Njerëzve iu ndalua me ligj çdo burim tjetër jetese, veç “kafshatës së gojës”. Në çati të shtëpisë punëtori nuk të rregullonte një tjegull se shihej nga rruga dhe të nesërmën pushohej nga puna, pasi spiunët e kudondodhun njoftonin ndërmarrjen se “dje kemi pa punëtorin tuej tue punue punë private”. Askush nuk kërkonte prova, mendimin e dënimit e jepte “klasa”, ndërsa vendimin e merrte “kllasa”. Fshatari u tregue ma i mençur. Ai mendoi: “Pasuni nuk kam, tokën ma keni marrë me kohë, të holla nuk kam, mbasi gjithë familja punon për 30 lekë (të vjetra), merri Parti edhe pulat, sa me i mbajtë unë me paret e bukës së fëmijëve...!” dhe, sa errej nata e deri në të dalun të dritës shkonte me vjedhë mundin e vet në arat, kotecat e magazinat e kooperativës. Ndryshe, si me jetue!? Nën dyshemetë e dhomave të shtëpive përdhese mbahej një derr i dehur me raki, për mos me i dëgjuar zëri gjithë ditën. Në darkë edhe ai ngopej me misrin e zimë dhe të vjedhun ashtusi të gjithë pjestarët e kooperativës, tue fillue nga sekretari i Partisë, që toçej në raki tek klubi tue mbajtë fshatarët me premtime dhe gënjeshtra për ditët e “bardha” të socializmit, që mbas pijës...po vinin...

Drekat e darkat nuk hapeshin ma me përshëndetjën e zakonshme kur çohej gota e rakisë, për ata që e kishin por, thuhej: “Të na rrojë Partia!”... Kështu, ndër sofra filloi “gjuha e njësuar”. “Qarkullimi i kuadrit”, ishte një shpikje për largimin dhe eleminimin e njerëzve të “pa sigurt” për ato vepra e punë që i duheshin Partisë U larguen nga “qendra”, e u dërguen në zonat e thella malore, me emërim në detyra “të rëndësishme” ndër kooperativa etj. Nëse edhe atje nuk jepte prova “përmirësimi” ose nuk tregohej “vigjilent”, Partia, mbas gjithë asaj “zemërgjerësie” që kishte tregue me të, e çonte për “riedukim” për 7-8 vjet në burg dhe po qëndroi si maparë i përsëritej dënimi. Kështu, u eleminuan shumë ekonomistë, inxhinierë, profesorë dhe u vazhdua në ushtri e më vonë edhe në Sigurimin e Shtetit. U shpik parulla: “Kursim, kursim, përsëri kursim!” dhe anëtarët e thjeshtë, që nuk kishin me çka me ndihmue Partinë materialisht, “i dhuruan” rrathët e martesës. Kjo bahej sepse, “shokët” e lartë të Partisë nuk kishin ndër mend me prekë rezervat e majme që kishin ndër bankat e huaja, mbasi ata mendonin edhe për kohën e “sotme”…
Pas arrestimit ose një dënimi të dhënë nga Partia, gjithnjë Sigurimi ushtronte presion tek bashkëshorti për ndarje martesore. Këto divorce shteti i ndihmonte në rrugë të ndryshme, duke i ruejtur vendin e punës, duke mos i larguar në internime etj, sidomos, ata që kishin gisht në arrestimin e personit. Shkurorëzimet nuk ishin problem, pasi i arrestuari nuk kishte asnjë të drejtë vetëmbrojtjeje, ai ishte i deklaruem “armik i popullit”, prandaj, as gruaja nuk kishte si ta donte ma, edhe pse deri natën që ishte arrestue ai, kjo kishte fjetur me të. Heqja e “avokatit” (edhe pse gjithmonë ka qenë formal) i hapi rrugë shtetit me veprue haptas kundër fatkëqijve që përfundonin ndër pranga. Vetëm në kampin e Spaçit, në vitin 1975 kishte 900 të burgosur, të gjithë të ndarë nga gratë e tyre përveç, tre personave pleq. Të gjithë kur janë liruar nga burgu, janë bashkuar me gratë e tyre “të divorcuara”, me përjashtime të pakta.

Shumë kuadro “me vlerë” qarkulluan në bazë, duke marrë përsipër “edukimin” e brezit të ri. Shumë oficerë të Sigurimit të Shtetit u bënë “mësues të edukatës qytetare ”... ironia dhe fyemja ma e madhe që i asht ba shkollës... disa të tjerë forcuan pikat e dobëta të spiunazhit si: Sadik Rama, Rustem Sykja, Pjetër Hasi, Jovan Vujoshi etj. Pra, kudo “Punë, vigjilencë, gatishmëri!”, që e shprehun ma kjarte shqip, d.m.th.:
“Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”.

Dënimi i 80-vjeçarit që dëgjonte Londrën dhe Amerikën
Hafiz Ibrahim Dalliu në vitin 1946, afër të 80-tave, dënohet mbasi deklaron në hetuesinë e Tiranës: “... Kam dëgjuar në stacionet e Amerikës dhe të Londrës lajmet anglisht, pasi dëshiroja që ata të zbarkonin në Shqipëri. Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjen, as të afërme dhe as të largët. Nga turqit ne kemi marrë vetëm besimin. Për tjera nuk ka ç ka na duhet Anadolli. Shqipëria është shtet që i përket vetëm Evropës. Me Evropën na lidh pozita gjeografike, mardhëniet shtetërore, ato kulturore e të gjitha tjerat që vijnë pas...”

Ramiz Alia pas vdekjes së Enverit:
“Rritni vigjilencën, jepuni plumbin ballit”

Udhëheqësi i “Revolucionit Kultural” në Shkodër ishte i besuari, “bilbili i Partisë”, që shpesh kujtohej për shkodran, Ramiz Alia. Një shkodran i vërtetë kurrë nuk ka punue për me përça popullin e Shkodrës me anën e Fesë. Për me goditë për vdekje këtë qendër të katoliçizmit në Ballkan, “shoku” Ramiz, mu në zemër të saj vendosi “MUZEU ATEIST”! PAs vdekjes së mësuesit të, Enver Hoxhës, Ramiz Alia ka ardhur në Shkodër pas 10-12 ditësh dhe ka ba një mbledhje me “novatorët” në klubin “Punëtori”, (tek Kisha e Fretënve). Në darkë, në një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit me 7 sekretarë Partie të ndërmarrjeve, ka porositë: “Shoku Enver na la, duhet të jemi më vigjilentë se kurrë, sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë do kërkojnë të përfitojnë për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë, por, kudo që të vëreni një shfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” (Prill 1985). Pa kalue 10 orë nga dhënia e kësaj porosie, ajo ra në veshin tem nga njëri prej të shtatëve që ishte kenë në atë mbledhje. Pra, ky ishte Mysliman, po, si duket, më donte mua ma shumë se Partinë dhe Ramizin!... Kishte harrue i shkreti Ramiz, se në Shkodër kishin lindë e vdekë bashkë: Ndue Pali e Caf Meta, Paulin Pali e Muzafer Pipa, Kol Prela e Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e, sa e sa shkodranë, vëllazën të vërtetë, që derdhën gjakun bashkë për truallin shqiptar. Ramiz Alia asht tradhtar i përjetshëm i qumështit të gjirit të Rozafës së Shkodrës.

Gazeta ballkan


Publikuar: 11.09.2008 07:08:48
Lexuar: 96 herė
Fjalėt kyēe: Survejimi, mbaruar, shkollat, shtetit,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Bashkimi Sovjetik-Rrevolucioni i Tetorit Bashkimi Sovjetik-Rrevolucioni i Tetorit
Shkencėtarėt besimtarė dhe tezat e tyre pėr Krijimin e Botės Shkencėtarėt besimtarė dhe tezat e tyre pėr Krijimin e Botės
Kur diplomatėt shqiptarė punonin nėn bombat e amerikanėve Kur diplomatėt shqiptarė punonin nėn bombat e amerikanėve
Tradita tiranase, njė llokume pėrgjysmė mes vjehrrės dhe nuses Tradita tiranase, njė llokume pėrgjysmė mes vjehrrės dhe nuses
Tragjedia e Chernobyl-it Tragjedia e Chernobyl-it
Luftėrat Iliro-Romake Luftėrat Iliro-Romake
Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit
Si i mbylli Ali Pashai hamamet me femra greke e bullgare Si i mbylli Ali Pashai hamamet me femra greke e bullgare
Plani i CIA-s dhe MI-6-s: Plani i CIA-s dhe MI-6-s: "Sulmi ndaj Shqiperise, ne vjeshten e vitit 1949"
Vrasjet e hetuesve dhe policėve qė zbuluan fijet e mafias Vrasjet e hetuesve dhe policėve qė zbuluan fijet e mafias
Google Yahoo MSN