Ekspertėt e sigurisė tėrheqin vėrejtjen se dashakeqėt nė tentim tė shpėrndarjes sė aplikacioneve tė tyre dashakeqe po pėrdorin teknika ēdo ditė e mė perfide. E fundit nė vargun e mashtrimeve ėshtė me hapėsirėn e popullarizuar tė uebit YouTube.
Kompania Panda Security njofton se në forumet underground të hakerëve është paraqitur vegla me emrin YTFakeCreator, e cila mundëson krijimin e faqes së rrejshme YouTube e cila tenton që në kompjuterin e përdoruesit i cili e viziton të instaloj Trojan, virus apo ndonjë formë tjetër të aplikacioneve dashakeqe.
Pasi që përdoruesi në kërkim të videos më të re në YouTube viziton një hapësirë të tillë të uebit, i shfaqet një porosi e rrejshme për gabimin, e cila e informon se nuk mund ta hap faqen sepse mungon një codec i caktuar apo që duhet të përditësojë Flash playerin. Pas instalimit të gjoja elementeve të nevojshme kompjuteri i përdoruesit infektohet dhe bëhet shënjestër e dashakeqëve.