E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Fuzionimi i bankave gjermane
Fuzionimi i bankave gjermane
Fuzionimi i bankave gjermane
Banka gjermane - 'Deutsche Bank' siē duket nė dy hapa do tė bėhet pjesėmarrėse nė 'Postbank'. Megjithatė as me kėtė veprim ende nuk janė mėnjanuar presioni i konsolidimit dhe ethet e fuzionimit nė sektorin bankar gjerman

Shefi i Bankës Gjermane - 'Deutsche Bank', Josef Ackermann nuk e ka fshehur asnjëherë se 'Postbank' do t'i përshtatej shumë mirë institutit të tij. Posaçërisht në tregun e klientëve privat Banka Gjermane do të përforcohet shumë. Përfundimisht me 14,4 milionë klientët e saj, 'Postbank' është banka më e madhe e klientëve privat në Gjermani. Martin Blessing, shef i Komerzbankës (Commerzbank) i cili para dy javësh kishte paralajmëruar se do të marrë në dy etapa Bankën e Drezdenit - 'Dresdner Bank' i sheh me zili dhe tregon respekt për planet e kolegut të tij në Bankën Gjermane:

"Unë përshëndes çdo hap të konsolidimit në Gjermani. Besoj që në 10-15 vitet e fundit në Gjermani ne kemi folur shumë për procesin e konsolidimit, por kemi bërë relativisht pak në këtë drejtim. Kështu që vetëm mund të them se për financat në një periudhë afatgjate, për klientët dhe për të gjithë pjesëmarrësitë konsolidimi mund të ketë vetëm kuptim andaj them që çdo hap në këtë drejtim ndihmon".

Me ketë marrëveshje Deutsche Bank përmirëson edhe më tej pozitën e saj në krye të sistemit bankar gjerman. Parë nga shuma e bilancit ajo ishte dy herë më e madhe se sa Komercbanka (Commerzbank). Megjithatë në rrafshin ndërkombëtar bankat gjermane edhe pas kësaj faze konsolidimi luajnë ende violinën e dytë apo të tretë. Sipas vlerës në bursën botërore Banka Gjermane - 'Deutsche Bank' renditet në vendin e 32-të ndërkaq Kommerzbank-a në vendin e 80-të.

Fakti që bankat private gjermane luajnë në ligën e dytë në arenën ndërkombëtare, sipas pikëpamjes së tyre ka një arsye të thjeshtë: ato e ndjejnë veten të ngulfatur nga sistemi special bankar gjerman. Manfred Jäger ekspert i financave pranë Institutit të Ekonomisë gjermane në Köln:

"Ne kemi një segment të madh shtetëror në fushën bankare i cili përfshin pothuajse 40 përqind. Pavarësisht se për çfarë flasim rreth 40 përqind e sektorit bankar gjerman është në duart e shtetit".

Ky sistem ka përparësitë dhe mangësitë e tij. Tek përparësitë bën pjesë se dy grupet të mëdha bankare, Arkat e Kursimit (Sparkasse) publike dhe institutet kooperativiste janë të shtrira gjithandej dhe përkujdesen në veçanti për kreditë e shtresës së mesme. Si problematike megjithatë shihet padepërtueshmëria në mes të tri boshteve Bankave Private, Bankave Kooperativiste dhe Arkave të Kursimit (Sparkasse). Në këtë mënyrë pengohen fuzionimet e bankave dhe me këtë edhe zhvillimi i bankave që ati të jenë në gjendje të luajnë në Ligën e Parë Botërore.


Publikuar: 12.09.2008 05:56:54
Lexuar: 38 herė
Fjalėt kyēe: Fuzionimi, bankave, gjermane,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Nė Vlorė, 70% turistė mė shumė se 1 vit mė parė Nė Vlorė, 70% turistė mė shumė se 1 vit mė parė
Lėshohet nė pėrdorim njė pjesė e unazės sė Shkupit Lėshohet nė pėrdorim njė pjesė e unazės sė Shkupit
Sot do tė dihet se sa do tė shtrenjtohet rryma Sot do tė dihet se sa do tė shtrenjtohet rryma
Pevec hapi qendėr tregtare nė Gostivar Pevec hapi qendėr tregtare nė Gostivar
Shqipėri-sfidat ekonomike Shqipėri-sfidat ekonomike
BE planifikon 'tė ndėshkojė' Bullgarinė BE planifikon 'tė ndėshkojė' Bullgarinė
Grindjet me EVN pengojnė investimet e reja austriake Grindjet me EVN pengojnė investimet e reja austriake
800 milionė euro pėr tė shpėtuar nga bankroti aviokompanin italiane 800 milionė euro pėr tė shpėtuar nga bankroti aviokompanin italiane
Shqipėria do tė pėrfitojė 60 milionė euro nė vit nga rruga Durrės-Kukės-Morinė Shqipėria do tė pėrfitojė 60 milionė euro nė vit nga rruga Durrės-Kukės-Morinė
Energjia elektrike shtrejtohet pėr 10 pėr qind Energjia elektrike shtrejtohet pėr 10 pėr qind
Google Yahoo MSN