E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Ekonomia, fundvit problematik
Ekonomia, fundvit problematik
Ekonomia, fundvit problematik
Pas OECD-sė, tashmė dhe Komisioni Evropian po u bie kambanave tė alarmit. Tė gjitha pėrllogaritjet dhe parashikimet e muajve tė mėparshėm po pėsojnė tkurrjen e tyre. Akoma mė i madh ėshtė shqetėsimi aktual nė Britaninė e Madhe dhe nė Spanjė.

Franca, ka shumë shanse t’ia dalë me një rritje ekonomike prej 1%. Po ashtu, edhe në zonën Euro ngadalësimi mesatar i rritjes ekonomike është shumë më i theksuar në krahasim me atë të parashikuarin. Sipas vlerësimeve në Bruksel, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB-ja) i 12 vendeve të kësaj zone ka shfaqur në tremujorin e tretë një stanjacion të qartë në krahasim me tremujorin e mëparshëm, për t’u rritur (nëse!) vetëm me 0.1% në tremujorin e katërt.

Duke pasur parasysh tkurrjen me afro 0.2% të PBB-së, të konstatuar në tremujorin e dytë, edhe Komisioni Evropian e ka zvogëluar pritshmërinë për rritjen ekonomike në vlerën 1.3%, të ngjashme me vlerën e sugjeruar nga OECD-ja. Ndërkohë që, në pranverë, ai ende shpresonte të kapte shifrën prej 1.7%. Shkaqet tashmë dihen: turbulencat e forta, prej pothuajse një viti, në tregjet financiare, dyfishimi i çmimit të energjisë dhe korrigjimi në mjaft aspekte i tregut të pronave të patundshme apo në përgjithësi, në “real estate”. Sidoqoftë, po të konfirmohen këto parashikime të fundit jo optimiste, zona Euro mund t’i shpëtojë një recensioni teknik ( apo “zbythjes” në dy tremujorë të njëpasnjëshëm të PBB-së).

Recension teknik për Britaninë e Madhe, Gjermaninë e Spanjën

Në nivelin kombëtar, disa nga vendet do të goditen shumë më fort nga rënia e aktivitetit ekonomik dhe në muajt që vinë mund të përjetojnë një periudhë të pakëndshme të një recensioni teknik. Në shumë drejtime, ky duket të jetë rasti i Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Spanjës. Sipas Ekzekutivit Evropian, ekonomia më e madhe në zonën Euro, ajo gjermane, do të regjistrojë një zbythje apo tkurrje të PBB-së prej 0,2% në tremujorin e tretë, pas një ulje prej 0.5% në tremujorin e dytë. Ky recension po troket qartë në Londër, ku pritet një tkurrje ekonomike mesatarisht prej 0.2% në tremujorin e tretë dhe të katërt. Edhe Spanja do ta përjetojë këtë lloj recensioni teknik nga fundi i vitit me një tkurrje të PBB-së së saj, përkatësisht me 0.1% në tremujorin e tretë dhe 0.3% në tremujorin e katërt.

Po Franca?

Për Francën është parashikuar një rritje e modifikuar ekonomike prej 1%, ndaj vlerësimit të mëparshëm prej 1.7-2 % (për vitin 2008). Por, akoma në “spektrin” e recensionit nuk është shfaqur akoma “vija spektrale” për këtë vend. Kjo edhe për disa manovra qeveritare. Sidoqoftë për Brukselin, situata edhe aty është për t’u alarmuar, edhe pse Parisi ka arritur ta shmang në këtë fund viti recensionin teknik, që po mbërthen fqinjët e tij të fuqishëm: Londrën, Berlinin dhe Madridin. Konkretisht ekonomia franceze do të përjetojë njëfarë stanjacioni për tremujorin e tretë dhe, më tej, një rritjeje prej 0.1% në tremujorin e katërt.

“Inflacioni të çon në recension”

Natyrisht po të arrije nivele të larta. Sidoqoftë, i vetmi vlerësim optimist në Bruksel ishte perspektiva për një rënie të inflacionit. Përkundrejt vlerës prej 4% në fund të gushtit vlera e inflacionit ra në 3,8%. Madje, sipas Komisionit Evropian rritja mesatare e çmimeve për vitin 2008 nuk do të kalojë 3.6%. Pritet që kjo situatë e zymtë ekonomike për Evropën e sotme të japë shenja të një përmirësimi gradual vetëm vitin e ardhshëm..

Po, Shqipëria, e pandjeshme?!

Duke pasur parasysh nivelin e shkëmbimeve me Evropën, bëhet më se urgjent një vlerësim analitik mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe perspektivën e saj afatshkurtër e afatgjatë. Në një mënyrë apo tjetrën, “vuajtja serioze” e Evropës nuk ka sesi të mos pasqyrohet edhe në Shqipëri. Në variante të drejtpërdrejta apo të tërthorta. Tek këto të fundit, normalisht, duhet të përfshihet dhe pritshmëria realiste e rënies së prurjeve monetare prej emigracionit në Evropë apo SHBA...

Nuk mund të mohohet se performanca ekonomike dhe ecuria e treguesve kryesorë në Shqipëri, në dhjetëvjeçarin e fundit (1998-2008), kanë marrë, përgjithësisht, vlerësime pozitive, sidomos nga institucionet financiare ndërkombëtare. GDP-ja në terma realë është rritur mesatarisht afro 7% në vit, ndërkohë që norma e inflacionit ka rënë nga 20.8% në vitin 1998 në 2.9% në vitin 2007, duke qëndruar, në pjesën dërmuese të kohës, brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, me përjashtim të periudhës së fundit të vitit 2007 dhe mjaft muajve përgjatë vitit 2008.

Sidoqoftë, progresi ekonomik mbetet ende i brishtë dhe larg parametrave, që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm. Këtë e ilustron dhe fakti që rritja ekonomike mbas vitit 2002 është ulur në nivele mesatare vjetore prej 5.5%, kurse për vitin 2007 ka të dhëna dytësore, që e bëjnë vlerësimin e dhënë të paargumentuar, deri të dyshimtë apo të “komanduar”. Dhe në tregtinë e jashtme ka probleme serioze. Në lidhje me të, pozicioni i Shqipërisë po vjen duke u përkeqësuar, sepse me gjithë rritjen e eksporteve shqiptare, deficiti tregtar, gjithnjë në thellim, arriti në vitin 2007 nivelin më të lartë, afro 26.8% të PBB-së. E njëjta ecuri karakterizon dhe 2008. Qëndrueshmëria fiskale është, deri diku, akoma e rrezikuar, për shkak të nivelit akoma të ulët të ardhurave nga taksat, rreth 23.3% (totali i të ardhurave 25.6%) të GDP-së në vitin 2007.

Kjo e shoqëruar dhe me dobësi ende të dukshme të sistemit të taksave si në strukturë e administrim, ashtu dhe në mbledhje, evazion e korrupsion. Vlerësimet mbi shkallën e informalitetit të ekonomisë, mit-marrjen dhe korrupsionin janë po aq shqetësuese, përfshirë dhe ato të pasqyruara në dokumente referues të organizmave ndërkombëtarë. Në këto kushte, prirja për ta dyfishuar deficitin buxhetor (2008) duket mjaft e rrezikshme, dhe ky fakt mund të rezultojë akoma më problematik nëse dhe në deficitin buxhetor për vitin e ardhshëm (2009) do të “luhet” po në këtë mënyrë, nxitur dhe nga efekte shtesë elektorale.

Normat reale të interesit, parë në disa aspekte, vazhdojnë të jenë të larta duke ndikuar në nivelin e investimeve apo duke ushtruar presion në mbivlerësimin e lekut dhe uljen e konkurrueshmërisë. Edhe vetë investimet (me afro 20% e GDP-së) janë relativisht të ulëta krahasuar me vende të tjera të rajonit. Menaxhimi i shpenzimeve dhe vendosja e prioriteteve vazhdon të shfaqë shqetësime serioze, sidomos lidhur me efektivitetin e transparencën. Po ashtu, rritja e shpejtë e nivelit të kreditit dhe pesha e lartë e kreditit në valutë të huaj ka shumë mundësi të shoqërohen me rritje të rrezikshmërisë në sektorin bankar dhe ecurinë e tij. Në këtë optikë, vlen të studiohen me vëmendje dhe normat “promocionale” të bankave të nivelit të dytë! Pse jo dhe të reagohet në mënyrë të arsyeshme...

Në këtë situatë ekonomike ende labile, një domosdoshmëri e kohës është qartësia, analiza, efektiviteti dhe “koprracia” në përdorimin e fondeve publike. Veçanërisht nga organet kushtetuese në funksion të këtij qëllimi. Çdo lloj arsyetimi, sado optimist, të detyron të pranosh se duke jetuar në një botë globale, tepër të ndërvarur dhe të ndërlidhur, sidomos ekonomikisht, nuk ka sesi të mos pasqyrohet përkeqësimi ekonomik në vendet më të industrializuara të Evropës e botës edhe në ekonominë tonë! Aq më tepër që dhe shkëmbimet kryesore ekonomike realizohen me këto vende, apo fakti që aty kemi dhe komunitetet më të mëdha të emigracionit.

Edhe premtimet për gjoja shumëfishime investimesh apo rritje pagash duhen parë me mjaft kujdes në kontekstin e kësaj situate, për të mos provokuar as rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor, nëpërmjet marrjes së kredive të tjera akoma më të kushtueshme, apo dhe “provokimit” të ndonjë ngacmimi të pakontrollueshëm të spirales së inflacionit.

Natyrisht, ka dhe disa aspekte pozitive të këtyre ditëve që duhen vlerësuar. Raporti i fundit i Bankës Botërore, vlen të mirëpritet nga politika, biznesi e qytetarët. Sepse, megjithëse me vonesë, janë marrë disa vendime e masa (të paktën, në letër apo zyrtare) për lehtësimin e bërjes së biznesit. Gjatë vitit të fundit, Shqipëria ka thjeshtuar dhe lehtësuar rregullat në katër nga dhjetë treguesit, të konsideruar si referenca në raport. Në këtë mënyrë, në renditjen e përgjithshme të bërit biznes Shqipëria zbret nga vendi i 135-të në atë të 86-të.

Por, ama të thuhet hapur e pa “ndrojtje”, se ajo është përsëri relativisht larg vendeve të tjera të rajonit, me të cilët ia vlen realisht të krahasohemi (ndërkohë që ky tregues për këto vende është 71 apo poshtë tij). Nga ana tjetër, nuk është vetëm plotësimi në afro 40% (katër në dhjetë) i treguesve të kërkuar (që dhe mund të kenë pesha të ndryshme specifike), por dhe fakti, se në lidhje me lehtësimin e procedurave për dhënien e lejeve të ndërtimit është ecur prapa, që e bën çdo vlerësim euforik të këtij raporti krejt të parakohshëm.

Kjo edhe pse vetë sektori i ndërtimit ka një peshë të lartë specifike në rritjen ekonomike. Nga ana tjetër, paralelisht me këtë raport, është dhe ai i FMN-së, që e vlerëson nivelin e korrupsionit gati të dyfishuar, krahasuar me një vit më parë. Apo dhe klasifikime të tjera organizatash prestigjioze. Po ashtu, një problem në vete është dhe ai i investimeve të huaja të drejtpërdrejta, ku për propagandë e “fryrje shifrash” përfshihen dhe vetë privatizimet!...

Duket tepër e vështirë të mendohet se një Evropë në recension apo në prag recensioni do të provokonte dhe për ekonominë shqiptare recensionin apo prag-recensionin. Kjo dhe për disa specifika “surrealiste” të ekonomisë tonë. Por, në ekonomi, ashtu si në vendimmarrjen politike, fjala “kurrë” nuk ka kuptim të përdoret. Aq më tepër, që janë të njohura dhe “prapanicat” fazore! Prandaj, ndjekja e situatës, vigjilenca ekonomike dhe nikoqirllëku bëhen më se të domosdoshëm, jo vetëm për të mos humbur një kohë tjetër të çmuar, por dhe për të shmangur më të keqen!...

Nga Rexhep Meidani/shekulli


Publikuar: 12.09.2008 07:22:42
Lexuar: 75 herė
Fjalėt kyēe: Ekonomia, fundvit, problematik,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
"Lėmosha"pėr persekutimin komunist
Tymi i bardhė mbi Beograd Tymi i bardhė mbi Beograd
Riideologjizim pa rrugė tjetėr Riideologjizim pa rrugė tjetėr
Maqedonia bėri detyrėn Maqedonia bėri detyrėn
Njė ēarje serbo - ruse Njė ēarje serbo - ruse
Sėmundje moderne, “ilaēe” tė vjetra… Sėmundje moderne, “ilaēe” tė vjetra…
Mes drejtėsisė dhe politikės Mes drejtėsisė dhe politikės
121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon! 121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon!
Fjalori diplomatik, Samiti dhe Forumi Fjalori diplomatik, Samiti dhe Forumi
Paravan pėr Qeverinė Paravan pėr Qeverinė
Google Yahoo MSN